“Nuk ka virus të ri nga Kina”/ Mjeku Arjan Harxhi shpjegon “pneumoninë e bardhë”

Nuk ka asnjë virus të ri apo sëmundje infektive që po përhapet nga Kina, por një bakter, i cili ka ekzistuar  gjithmonë dhe që ka shkaktuar rritje të numrit të fëmijëve  me infeksione respiratore apo pneumoninë e bardhë sikurse e quajnë në Kinë.

Mjeku infeksionist prof Dr Arjan Harxhi shpjegoi për Tch se nuk ka vend për panik pasi çdo vit ka raste me këtë pneumoni edhe në Shqipëri.

“Nuk bëhet fjalë për një shkaktar për një virus të ri, që mund të na vijë nga Kina. Bëhet fjalë për pneumoni, një inflamacion i mushkërive, shkaktuar nga një bakter që quhet mykoplasma, një bakter që njihet prej dekadash, që ne e kemi të pranishëm çdo vit në Shqipëri, kudo në Europë, në Amerikë, në Azi”, shpjegon Doktor Arjan Harxhi.

Profesor Harxhi shpjegon se është bërë më shumë zhurmë, ngaqë flitet për raste me Kinën dhe nga eksperienca e Covid-it merr vëmendje të shtuar edhe pneumonia e shkaktuar nga bakteri mykoplasma.

“Mykoplazma është një bakter i vogël që shkakton pneumoni. Është shumë i përhapur. Në SHBA, për shembull raportojnë se rreth 1 milion vetë preken çdo vit nga ky bakter por vetëm një përqindje e vogël mund të japë pneumoni dhe është një pneumonie lehtë, që kalohet në këmbë dhe trajtohet me antibiotik. Pra nuk është për t’u alarmuar”, thotë profesori.

Sipas Harxhit, nuk shfaq klinikë të rëndë, përveçse tek individë me imunitet të ulët.

“Edhe nga Kina nuk kemi marrë informacione që ecuria klinike të jetë e rëndë, të jetë e rrezikshme. Dhe nga raste që ne ndjekim çdo vit me pneumoni atipike, sepse kështu quhet shkencërisht, me një cikël antibiotikësh nga goja për 7-10 ditë, kalon”.

Related Posts

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

People are just realizing the morbid meaning behind iconic barber’s pole

It’s not just there as a colorful decoration to adorn the front of barbershop windows If you’ve ever wondered what the striped pole outside a barbershop symbolizes,…

Jeff Bezos set to marry fiancée Lauren Sánchez in $600,000,000 wedding and the plans are mind-blowing

Amazon founder Jeff Bezos got engaged to journalist Lauren Sánchez in May 2023 Sources have revealed alleged details surrounding Amazon founder Jeff Bezos’ wedding to Lauren Sánchez….

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Blake Lively sues co-star for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Blake Lively and Justin Baldoni co-starred in the movie adaptation of Colleen Hoover’s ‘It Ends With Us’ Blake Lively has filed a lawsuit against It Ends with Us co-star…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *