Kosova as këtë vit s’u bë pjesë e Partneritetit për Paqe, pengesë vendet mosnjohëse e dialogu

Republika e Kosovës as në vitin 2023 nuk do të arrijë të bëhet pjesë e Partneritet për Paqe, që është parakusht për anëtarësim në NATO. E ky dështim sipas analistëve po bëhet për shkak se katër shtetet e tyre anëtare nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.

Ndonëse përmendin kushtet që janë plotësuar për anëtarësim në këtë organizatë, analistët kërkojnë përshpejtim edhe për shkak të rrezikut nga Rusia dhe luftës në Ukrainë e Izrael.

Për vonesa në këtë drejtim, analistët përmendin edhe dialogun Kosovë-Serbi.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se vetë transformimi i FSK-së në ushtri është shenjë për anëtarësim, fillimisht në Partneritet për Paqe e më pastaj edhe në NATO.

Shala konsideron se Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në këtë organizatë.

“Tani më komponenti ushtarak ka marrë për bazë të gjitha veprimet bazuar në planifikimet që kanë dalë nga ana e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së në Forcat e Armatosura dhe mbi këtë bazë partneriteti është duke u vazhduar në kontekstet me vendet përkatëse, duke u mbështetur edhe nga NALT-i dhe si proces përmbyllës për t’u anëtarësuar në Programin për Partneritet për Paqe, unë mendoj se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe mundësitë që të jetë në rrugën e drejtë për t’u integruar pas Partneritet për Paqe edhe në familjen e madhe euroatlantike të NATO-s”, ka thënë Shala,
teksa për t’u finalizuar kjo, pret disa ndryshime në kornizat politike në kuadër të NATO-s.

“Kosova i ka ndjekur të gjitha hapat e parapara të një rruge, e cila dërgon në projeksione për t’u bërë anëtare për Partneritet për Paqe, rrugë e cila si transformimi i FSK-së është në progresin e saj maksimal dhe mbi këtë bazë do duhej t’i presim vetëm disa ndryshime të konturave politike në kuadër të NATO-s, ku do t’i jepej mundësia që FSK-ja të jetë përbërëse e saj sipas zhvillimet gjeopolitike dhe gjeostrategjike, mund të thuhet se Kosova është shumë afër rrugës së saj drejt NATO-s”, u shpreh Shala.

Por ish-ushtaraku, Nuredin Ibishi, e sheh pengesë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe mosnjohjen nga disa vende anëtare por për shkak të rrezikut nga Rusia, është i bindur se do të tejkalohet.

Kjo gjë sipas tij mund të arrihet me përfundim të dialogut Kosovë-Serbi.

“Po janë disa pengesa para se ne të hyjmë në Partneritetin për Paqe por që kjo do të arrihet me marrëveshjen që është pranuar nga ana jonë por jo edhe nga Serbia në Ohër. Problemi është te katër vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, por që realiteti është për shkak të rreziqeve dhe kërcënimeve nga Rusia, është e mundshme që edhe kjo të tejkalohet me një marrëveshje interne. Neni 10 i Traktatit të Uashingtonit tregon që detyrimisht duhet të jetë pranimi i gjitha vendeve anëtare të NATO-s për pranim, kjo është një fazë pak e ndjeshme por që kjo tejkalohet, mu për atë nëse kjo marrëveshje arrihet lidershipit të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe ShBA-së”, ka thënë Ibishi.

Ndonëse përmend rrezikun nga Rusia, njohësi i sigurisë ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të përfundojë sa më shpejt, gjë që e sheh pengesë për anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare.

“Gjithsesi duhet kuptuar që këto vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk kanë shkuar në atë procedurë të shumë të përshpejtuar, se nuk janë respektuar të gjitha ato kritere mu për shkak të rreziqeve e kërcënimit nga Rusia. Për këtë arsye unë mendoj se edhe në këtë fazë rreziku është permanent për shkak të gjithë sigurisë në Ballkan por në aspektin global dhe kjo është arsyeja unë mendoj që kjo duhet të ndikojë shumë por marrëveshja do të jetë kruciale në kuptim të asaj që të tejkalohet çështja e pengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare por edhe në NATO por gjithsesi ne duhet ta tejkalojmë këtë fazën e Partneritet për Paqe në front të përshpejtuar, ngase edhe ashtu ne kemi qenë dhe jemi në mbikëqyrje të NATO-s”, u shpreh Ibishi.

Related Posts

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

People are just realizing the morbid meaning behind iconic barber’s pole

It’s not just there as a colorful decoration to adorn the front of barbershop windows If you’ve ever wondered what the striped pole outside a barbershop symbolizes,…

Jeff Bezos set to marry fiancée Lauren Sánchez in $600,000,000 wedding and the plans are mind-blowing

Amazon founder Jeff Bezos got engaged to journalist Lauren Sánchez in May 2023 Sources have revealed alleged details surrounding Amazon founder Jeff Bezos’ wedding to Lauren Sánchez….

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *