Gazetari Milaim Zeka ka publikuar disa biseda të Naim Murselit me një amerikan.
Zeka përmes një shkrimi në Facebook, ka përshkruar rastin e vrasjes së Liridonës derisa thekson se kjo histori ngjanë me telenovela të tmerrshme.
”Naimi ka pranuar çdo gje rreth planifikimit te vrasjes. Madje vrasesin e kishte ftuar ne darke, ne te njejtin restoran, por me nje tavoline tjeter.Krejte kjo histori reale dhe bizare, ngjane me telenovela te tmerrshme”.
Tutje ai ka akuzuar portalet, gazetarët e moderatorët për teori konspirative në lidhje me këtë rast.
”Duke qene Naimi brenda, dhe duke dashte me rrite nr e klikimeve, gazetar sharlatant, e disa moderator, portale e gazeta, sjellin llojelloje teorish te konspiracioneve, duke mos iu referu hetimeve dhe deklaratave ne polici. Flitet per shume rrena, qe te vritete e verteta”, shkruan ai.