Romeo Veshaj në Big Brother? Donaldi zbulon të vërtetën: Ja çdo bëjë ai në janar

Është përfolur gjatë se do të marrë pjesë në Big Brother VIP 3, por a do të jetë vërtetë Romeo Veshaj në këtë sezon të tretë pjesë e Shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një intervistë në rubrikën “Galeri” në “E Diell”, vëllai i Romeos, Donald Veshaj ka hedhur dritë mbi planet e aktorit.

Manushi: A është e vërtetë që Romeo ka bërë një kinoprovë për “5 Herë Jo” dhe nuk e ka fituar?

Donaldi: Po, po e ka bërë. Romeo ka qenë në audicion, por ai është një aktor kot dhe ne nuk e morëm… Jo se bëj shaka. Romeo është duke bërë edhe ai një projekt shumë të madh, për të cilin unë nuk kam të drejtë të flas sepse i takon atij dhe njerëzve që e prodhojnë të flasin për të.
Manushi: A ka lidhje me Top Channel ky projekt i madh?
Donaldi: Po, ka lidhje. Është një projekt shumë interesant për të cilin do të dëgjoni në vitin 2024. Ai ka qenë shumë i angazhuar dhe iu desh të na linte. S’do ja fal gjithë jetën por…
Manushi: Sapo po na thonin që mos fol për këtë projekt, por ti e the dhe të gjithë shqiptarët e morën vesh.

Donaldi: Po ai e ka nxjerrë edhe në rrjetet sociale që është duke xhiruar. Po xhiron vërtetë 6 ditë të javës, 10-12 orë në ditë dhe ka qenë shumë i angazhuar gati për 5-6 muaj, saqë nuk kishte mundësi të merrte pjesë. Ne kemi hequr personazhe nga filmi, sepse kishim një ‘Mondi i motit’… Filmi bën fjalë për një situatë televizive dhe Mondi i motit është një personazh që jepte motin, por ishte me badigardët e vetë, me fotografët e vetë sepse mendonte që emisioni i tij ishte më i rëndësishmi. Dhe Romeo na e dogji këtë personazh. Ai është në film, por nuk është i zhvilluar, gjithsesi besoj se do ta kemi mundësinë që ta fusim edhe në projekte të tjera.
Në një mesazh drejtuar të gjithë VIP-ave që u ofrohet bileta e artë për të marrë pjesë në Big Brother VIP 3, Donaldi tha ta përqafojnë si mundësi sepse është një eksperiencë unike që të vjen vetëm një herë në jetë. Sipas Donaldit, Big Brother është një mundësi shumë e mirë për njerëzit që duan të dalin në sipërfaqe, që kanë ëndërra dhe duan t’i materializojnë ato në diçka konkrete.

“Unë mendoj se Big Brother është një eksperiencë unike në jetë. E them vërtetë këtë sepse jam një njeri që e kam përjetuar si eksperiencë. Unë ua them të gjithë VIP-ave që e kanë me mëdyshje për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP 3 që është një eksperiencë ndryshe, që ty ta ndryshon jetën. Mua realisht ma ndryshoi jetën.

Unë para se të futesha në Big Brother kisha 6 vite që merresha me televizion, isha javë për javë në televizion i angazhuar në emision humori. Megjithatë Big Brother bëri që unë të dilja në sipërfaqe dhe njerëzit të shikonin se kush ishte ky djali, që ndoshta edhe nuk e kishin parë sepse ndonjëherë nuk të rastis të kesh pultin në dorë dhe nuk të kanë parë, kështu që ty të duhet një fuqi kaq e madhe sikurse është Top Channel dhe Big Brother që të të shohin. Pastaj aty e ke ti në dorë se çfarë zgjedh t’u japësh njerëzve sepse vëmendja është te ty. Kamerat janë te ty, njerëzit të shikojnë ty. Kështu që kjo është një mundësi shumë e mirë për njerëzit që duan të dalin në sipërfaqe, që kanë ëndërra dhe duan t’i materializojnë ato ëndërra”- tha Donaldi.

Related Posts

Vince Gill sings for Jesus after being told not to

Vince Gill is a country singer with an impressive resume; boasting the most Grammy Awards ever won by a male country music singer and more than 20…

Squid Game season 2 has officially been released and fans are already freaking out

The highly anticipated second season dropped on Netflix today (December 26) The verdict is already in for the new season of Squid Game. The first season of the…

New images of astronauts stuck in space show disturbing details

Two astronauts are living an epic sci-fi nightmare since their eight-day space odyssey turned into a months-long stay at the International Space Station. Now, after seeing images that…

Parents of 10-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ sue school district

Sammy Teusch died in May this year The parents of a ten-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ are suing the school district. Samuel Teusch…

Scientists share exactly where ‘Jesus was born’ as they claim it’s unlikely it was in Bethlehem

There’s a problem with the Bethlehem theory Scientists and archaeologists have revealed where Jesus was born – and they say it’s unlikely it was Bethlehem. With Christmas eve and…

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *