Zbuloni si Taylor Swift, Beyonce dhe Madonna janë aq në formë për shfaqjet e tyre

Duhet qëndrueshmëri e jashtëzakonshme për të kënduar dhe kërcyer për tre orë natë pas nate.

Disa nga profesionistët e fitnesit flasin për regjimet e yjeve.
Dikush mund të thotë se të jesh një “yll popi” duhet të kesh një fytyrë të bukur dhe një zë të mirë si dhe të mësosh disa hapa kërcimi.

Por kjo nuk është e gjitha. Siç konfirmoi edhe Taylor Swift javën e kaluar, kur zbuloi se si ishte përgatitur për turneun e saj Eras.
“Çdo ditë vrapoja për të kapur rutinën e ditës duke kënduar me zë të lartë të gjithë listën e seteve. Pastaj bëra tre muaj stërvitje kërcimi, sepse doja ti mësoja permendësh” -tha ajo për revistën Time.

Nëse e keni parë turneun “Eras” live, do ta kuptoni pse Taylor shfaqej në skenë herë si ekstravagantja e muzikës pop, herë si simboli i suksesit dhe qëndrueshmërisë etj dhe kjo përfshinte ndryshime të kostumeve, kërcime të fuqishme dhe vrapime nga një skaj i skenës në tjetrin për gati tri orë.

Filmi “Renaissance” i Beyonce gjithashtu dokumenton përgatitjen e madhe fizike të këngëtares para një turneu, ndërsa turneu aktual i Madonna-s “Celebration” i cili do të përfundojë prillin e ardhshëm pas 78 shfaqjesh, e bën të qartë se sa mund të zgjasë angazhimi i këngëtares për të qenë në formën e duhur fizike për të përballuar turneun.

Dan Roberts është një trajner personal në Londër, ai është një nga disa profesionistë të fitnesit të angazhuar në atë që ai e quan “bota e çuditshme e stërvitjes së të famshmëve”.

Puna më e shpeshtën e tij është, me përgatitjen fizike të aktorëve për ti sjellë në formë për rolet e tyre si superhero. Ai gjithashtu punon me mbretër dhe muzikantë të famshëm.

Ndonjëherë, Roberts fluturon për të mbështetur një artist në mes të turneut, por më shpesh ai lidhet me trajnerë të tjerë të listës në mbarë botën për t’u kujdesur për klientët e tij të rregullt. Hapi i tij i parë është të vlerësojë nevojat e individit dhe qëllimet e tij.

“Dikush si Beyoncé , për shembull, ka rutina shumë energjike kërcimi, ndaj trajneri Liam Gallagher i duhet të qëndrojë me të gjatë turneut.”

Një tjetër trajner personal, Jono Castano, nga Sidnei, tregon se: “Shumë prej tyre e dinë se çfarë duhet të bëjnë, çfarë të hanë, si të stërviten kjo ka të bëjë me përgjegjshmërinë”.
Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare, një kliente e Castanos, shpesh vinte në seanca e lodhur, “gjë që është e kuptueshme”, thotë ai.

Por duke parë përfitimet e asaj që bën një seancë stërvitore, me çlirimin e “endorfinës”, ajo ndjehej shumë më mirë dhe më pozitive.

Ndonjëherë, pjesa më sfiduese e punës së trajnerit është të bindë personazhet e njohur se ata kanë diçka për t’i ofruar. Yjet në nivelin e Mick Jagger dhe Madonna-s, të cilët kanë dhënë jetën e tyre për të performuar, mund të jenë më të vështirë për t’i kontrolluar, thotë Roberts.

“Kjo nuk është një fyerje. Kjo është arsyeja pse ata janë kaq të suksesshëm. Por është shumë e vështirë të bësh tek ata si trajner, pavarësisht sa i mirë mendon se je, sepse sapo të mbash një qëndrim, do të pushohesh”.
Roberts gjithashtu thotë se ata mund të djegin 1000 kalori në një shfaqje të vetme. Ai tregon se nuk ka punuar kurrë me Swift-in, por mendon se, për të, një shfaqje tri orëshe mund të jetë i lodhshëm sa një vrapim 5 km për shumë prej nesh.

Related Posts

Vince Gill sings for Jesus after being told not to

Vince Gill is a country singer with an impressive resume; boasting the most Grammy Awards ever won by a male country music singer and more than 20…

Squid Game season 2 has officially been released and fans are already freaking out

The highly anticipated second season dropped on Netflix today (December 26) The verdict is already in for the new season of Squid Game. The first season of the…

New images of astronauts stuck in space show disturbing details

Two astronauts are living an epic sci-fi nightmare since their eight-day space odyssey turned into a months-long stay at the International Space Station. Now, after seeing images that…

Parents of 10-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ sue school district

Sammy Teusch died in May this year The parents of a ten-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ are suing the school district. Samuel Teusch…

Scientists share exactly where ‘Jesus was born’ as they claim it’s unlikely it was in Bethlehem

There’s a problem with the Bethlehem theory Scientists and archaeologists have revealed where Jesus was born – and they say it’s unlikely it was Bethlehem. With Christmas eve and…

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *