Dje ka ndërruar jetë gazetari dhe moderatori, Arton Turkaj, i cili pos tjerash ka qenë i njohur edhe për postimet e tij satirike në Facebook.
Sipas të afërmëve të tij ai ka vdekur si pasojë e një infarkti kardiak.
Por ajo që po shokon rrjetin janë komentet e besimtarëve për vdekjen e të riut.
Kjo pasi dy ditë para se të ndërronte jetë gazetari postoi një shaka, që i ka revoltuar besimtarët e ‘devotshëm’ musliman: Urime Krishtilindjet jau boft Allahu kabull.
Një reagim aspak të hijshëm lidhur me këtë status ka bërë edhe Imami Ahmed Kalaja i cili thotë se ky duhet të jetë një mësim për të tjerët që të mos bëjnë shaka me ‘Allahun’.