Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu si dhe kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu po marrin pjesë në përurimin e fillimit të punës për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës.
Vizita është duke u realizuar në fshatin Bardh i Madh ku do të bëhet inaugurimi i pjesës së parë të këtij projekti ndërsa pjesa tjetër do të përurohet në “Lagjen 29” në Fushë Kosovë.
Por, edhe pse 30 minuta me vonesë në ngjarje, Kurti sërish ka pritur përfundimin e ezanit për të prerë shiritin e ujësjellësit në Bardh të Madh.