Truproja e Kurtit sulmon fizikisht gazetaren, ai vazhdon rrugën pa e “çarë kokën”

Sot kryeministri, Albin Kurti së bashku me ministrat, Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu, kanë marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës.

Ndonëse aktiviteti i tyre ishte planifikuar të shkoj ‘mbarë e mirë’, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Dhe kjo për shkak se njëri ndër truprojat e Kurtit ka penguar gazetaren Blerta Dalloshi në kryerjen e detyrës së saj.

Në videon e postuar nga vetë gazetarja shihet se ai e ka shtyer atë duke ia kapur krahun me forcë, dhe sipas saj, i njejti ka ndalur edhe kamerën me te cilen po xhironin.

Dalloshi në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se kjo është hera e dytë që mbrojta e afërt e Kurtit është duke e penguar atë që të kryej detyrën e saj si gazetare, vepra të cilat ajo i ka cilësuar si sulm.

“Është hera e dytë që më (sulmojnë) pengojnë në kryerje të detyrës por kjo e sotmja është kulmi. Shihet në video sjellja e tyre derisa dora e djathtë ende po më dhemb. Kapja e mikfrofonit nga ana e tij që rezultoi edhe me ndaljen e kamerës është sikurse unë me i marrë armën atij”, ka deklaruar Dalloshi.

Kjo ngjarje nuk i ka ikur Kurtit pa e parë, por ai ka zgjedhur të heshtë.

Ky është postimi i plotë i gazetares Blerta Dalloshi.

Ka mëse 22 vjet që punoj si gazetare. I kam prit e percjellë të gjitha qeverisjet e kryeministrat duke nis nga Bajram Rexhepi. Por mbrotje të afër si të kryeministrit Kurti asnjëherë nuk me ka rastis me pa. Është hera e dytë që më (sulmojnë) pengojnë në kryerje të detyrës por kjo e sotmja është kulmi. Shihet në video sjellja e tyre derisa dora e djathtë ende po më dhemb. Kapja e mikfrofonit nga ana e tij që rezultoi edhe me ndaljen e kamerës është sikurse unë me I marrë armën atij. Mos të harrojmë me atë mikrofon kam raportuar dhe informuar popullin për të gjirha të mirat dhe të kqiat e të gjitha qeverisjeve e vitet e fundit më së shumti nga Mitrovica. Sjellja e sotme ishte për turp. Edhe dicka, I di kompetencat e mia deri ku kam të drejtë dhe nuk I kam tejkaluar ato.

Related Posts

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

People are just realizing the morbid meaning behind iconic barber’s pole

It’s not just there as a colorful decoration to adorn the front of barbershop windows If you’ve ever wondered what the striped pole outside a barbershop symbolizes,…

Jeff Bezos set to marry fiancée Lauren Sánchez in $600,000,000 wedding and the plans are mind-blowing

Amazon founder Jeff Bezos got engaged to journalist Lauren Sánchez in May 2023 Sources have revealed alleged details surrounding Amazon founder Jeff Bezos’ wedding to Lauren Sánchez….

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *