Një 60-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e dy personave në Çellopek të Bërvenicës, rajoni i Tetovës.
Sipas informacioneve paraprake, shkak për vrasjen e dyfishtë ka qenë vendparkimi përpara shtëpisë së autorit. Viktimat janë babë e bir, 52 dhe 28-vjeç, ndërkaq ka mbetur i plagosur edhe një person i tretë.
Nga të shtënat me armë zjarri dyshohet të jetë plagosur edhe vet autori 60-vjeçar me inicialet I.I..
“Për momentin, rruga tek lagjja që shpie tek shtëpia ku u krye edhe vrasja, rezulton e bllokuar ndërsa për hetim ka dalë si sektori i punëve të brendshme po ashtu edhe prokurori kujdestar i prokurorisë së Tetovës. Priten informata më të detajuara ndërsa arsyet apo motivet e vrasjes ende qartazi nuk dihen. Sipas disa dëshmitarëve okular flitet që arsyeja e vrasjes ka qenë bllokimi i rrugës për hyrje në shtëpi me makinë, nga kushëriri i cili dyshohet se është dorasi”- thuhet në njoftimin e Policisë maqedonase.
Dy të plagosurit të shoqëruar nga policia fillimisht u dërguan në spitalin klinik të Tetovës, por pas rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore u transportuan në Shkup.