Berisha: Truri mediatik i ‘vjedhjes së shekullit’ është Bolino (Dokumenta)

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të reja të bazuar në fakte dhe dokumenta sa i takon aferës së inceneratorëve.

Gjatë konferencës me gazetarët nga selia blu, Berisha theksoi se Veliaj dhe Rama janë amnistuar nga SPAK të cilët nuk po hetojnë atë të cilën ish-kryeministri e quajti “vjedhja e shekullit”.

“Në serialin e denoncimit të vjedhjes së shekullit, natyrisht më i ziu, faqja më e zezë e këtij seriali është amnistia e shekullit që skapistët e partisë, konkretisht ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja dhe prokurori Prençi i bënë Erion Veliajt, Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Artur Metanit dhe eksponentëve të tjerë. Në këtë aferë, e cila dogji me flakët e saj, Skapin e partisë dhe mbretin e nxori lakuriq para shqiptarëve, vazhdon përpjekja për të mbuluar krimin me të gjitha mënyrat.

Dje denoncuam para jush se si Rama dhe Agaçi nga njëra anë vendosin në fondin e pakushtëzuar për bashkinë grantin prej 12 milionë euro, fond ky që sipas kontratës duhet të mbulojë shpenzimet e një viti, ndërkohë Erion Veliaj parashikon nga buxheti i bashkisë jo grantin e pakushtëzuar, por direkt nga taksapaguesit e Tiranës 12 milionë euro të tjera.

Çdo legjitim është se do nisen në dhera të tjera, në bankat offshore, aty ku depozitojnë vjedhjet e tyre Rama dhe Veliaj. Zoti Këlliçi do ju njohë ju me dokumente të reja, të cilat faktojnë dhe dëshmojnë përgjegjësinë direkte të Erion Veliajt, të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me qeverinë, mbi bazën e shkresave që kanë firmosur, mbi bazën e deklaratave që kanë bërë.

Një zhvillim i fundit është se rolin e trurit mediatik që gjer pak më parë e kishte Ben Blushi, konstatohet se pas penalizimit të Arben Ahmetajt, duke e shkëputur si dosje të veçantë, një rol të tillë merr Bolinoja.

Po të vini re ju, ai, një nga përfituesit e mëdhenj në këtë vjedhje të shekullit, vazhdon e dezinformon shqiptarët dhe përpëlitet me mediat e tij, të ndërtuara në tokën e grabitur me Edi Ramën pronarëve legjitimë, të lënë për gjimnaz. Sot, para Vitit të Ri nuk kam një mesazh, por një kartolinë për Bolinon, kontratën e tij, e cila siguroj se shumë shpejt do zbërthehet. Sot, para Vitit të Ri nuk kam një mesazh, por një kartolinë për Bolinon, kontratën e tij, e cila siguroj se shumë shpejt do zbërthehet.

Kjo është një kontratë e asaj vjedhje dhe grabitje të tmerrshme që ka bërë Edi Rama me Karlo Bolinon me katër vendime qeveritare si në asnjë aferë tjetër në arkivat e shtetit shqiptar. Katër vendime qeveritare të personalizuara për të marrë nga familje fisnike tiranase rreth 5 mijë metër tokë, nga të cilat vetëm nga familja Begeja janë më shumë se 1500 metër sipas matjeve të sakta që janë bërë.

Po grabitja është njëri aspekt më i turpshëm i Edi Ramës. Aspekt tjetër akoma më kriminal është se si ata kanë falsifikuar të dhëna dhe kontratën. Unë, zëdhënësit të Erion Veliajt, Bolino, që ka marrë tani rolin e Blushit, i them e ke kartolinë këtë kontratë, lexoje pak faqen e dytë të saj. Publiku do e mësojë pas Vitit të Ri, se tani nuk e ka shumë mendjen te kontratat, mashtrimet dhe falsifikimet e Bolinos. Ngarkesa është tjetër tani, është ngarkesë pozitive… …Tani, skapistët siç e kam thënë dhe e them janë një mburojë, janë bërë një parzmore e vjedhjes së shekullit dhe të gjithë akteve të qeveritarëve dhe lakejve të tyre. Kështu që shanset se Bolino do përgjigjet për falsifikimin janë zero. Por ne kemi besim te gjykatësi publik. Ne i paraqesim para publikut, ndonëse një depozitim edhe mund të ndodhë. Por siç e shihni, Skapi tani është një organizatë kriminale, e mbushur me grupe kriminale që ndjekin interesa kriminale.”, tha Berisha.

  

  • Këlliçi: Erion Veliaj shpenzoi 130 milionë euro për inceneratorin fantazëm të Tiranës

Në vijim të konferencës, anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi solli dokumente që vërtetojnë abuzimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me milionat e taksapaguesve shqiptarë.

Sipas Këlliçit, janë plot 130 milionë euro që janë shpenzuar nga Veliaj për inceneratorin fantazmë në kryeqytet.

“Në vijim të denoncimit të bërë dje për të cilin sigurisht që nuk morëm asnjë përgjigje nga institucionet, por nga falsifikatori i radhës. Sot në interes të publikut do vazhdojmë të bëjmë transparencë. Në datën 12.03.2018 Ministri Damian Gjiknuri i drejtohet Kryetarit të Bashkisë Tiranë ku I kërkon: Përsa më sipër, duke qenë se Bashkia Tiranë është monitoruesja në terren e kësaj kontrate, si njësia më e madhe vendore përfituese, kërkojmë që bashkë me letrën e angazhimit, të na dërgohen konfirmimet e situacioneve për sasinë minimale të mbetjeve të depozituara për çdo muaj, duke ndarë vlerën që duhet të paguaj Autoriteti Kontraktor për këtë sasi, për llogari të Bashkisë.

Në foton e dytë që po ju paraqesim pjesë përbërëse e miratimit të koncensionit PLANI I ANGAZHIMIT FINANCIAR PËR SASINË MINIMALE TË MBETJEVE, shihet fare qartë se Qeveria ka detyrim të kryej pagesa për këtë koncesion. Në foton e tretë të marrë nga auditimi i KLSH në Ministrinë e Financave ne vitin 2019 për këtë kontratë koncensionare, citojmë:

“Këto pagesa sipas studimit të fizibilitetit dhe kërkesës së MFE për parashikimin në tavanet buxhetore janë të detajuara në shumën 130.883.750 euro mbështetje nga qeveria shqiptare, dhe 91.784.500 euro pa TVSH nga buxheti i bashkive që përbëjnë Qarkun Tiranë…. Në lidhje me këtë konstatim nga ana e MFE është paraqitur observacion ku sqarohet se:

Ministria e Mjedisit nuk do të ketë asnjë lloj financimi për këtë projekt; Bashkia Tiranë do të përballojë këto shpenzime me anë të grandit të pakushtëzuar që qeveria qendrore alokon për qeverisjen lokale. Pra burimi i financimit për inceneratorin e Tiranës ndahet në dy komponentë: Qeveria nëpërmjet grandit të pakushtëzuar, ku siç shihet dhe nga tabela mbulon pjesën më të madhe të financimit, dhe;

Bashkia Tiranë nëpërmjet të ardhurave të veta; Në tabelë është shprehur angazhimi i qartë se në vitin e 7 të kontratës, qeveria mbulon 5.6 milionë euro pa TVSH, ndërsa Bashkia Tiranë mbulon 1.9 milion euro pa TVSH.   Pra është shumë e qartë që si qeveria ashtu edhe Bashkia Tiranë kanë detyrimin ligjor që në momentin që firmosën këtë kontratë korruptive që të planifikojnë buxhet për pagesat për inceneratorin fantazmë. Ajo që ne bëmë publike dje ishte pjesë e relacionit të buxhetit 2024-2026 për Bashkinë Tiranë, ku specifikohet se buxheti i shtetit, sipas Erion Veliajt nuk ka planifikuar fonde për këtë kontratë koncesionare, dhe i gjithë detyrimi financiar do të mbulohet nga Bashkia Tiranë.

Në këto momente, ne ngritëm disa pyetje të cilat këshilltarët bashkiakë të opozitës ia kanë drejtuar zyrtarisht Kryetarit të Bashkisë. Për këto pyetje dhe të tjera në lidhje me inceneratorin e Tiranës, këshilltarët tanë bashkiakë kërkuan edhe një seancë të posaçme të Këshillit, të cilave Erion Veliaj refuzon t’u përgjigjet, ashtu siç refuzoi dhe mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe rregulloren e Këshillit Bashkiak.

Refuzimin për të bërë transparencë e tregoi dhe me votimin me urgjencë, pa pranuar asnjë pyetje, asnjë diskutim, dhe brenda dy minutave të projekt-buxhetit të Bashkisë. Rikujtojmë edhe një herë se Erion Veliaj në mbledhjen e këshillit bashkiak të datës 28 shtator 2017 deklaronte se kjo është një kontratë e firmosur nga qeveria, për të cilën bashkia Tiranë nuk do të paguajë asnjë lek shtesë. Por në dhjetor 2023, po Erion Veliaj thotë se të gjitha paratë për inceneratorin fantazëm të Tiranës do të paguhen nga Bashkia.

Ku e bazon Erion Veliaj këtë vendim që shkel termat e kontratës dhe angazhimin financiar të shprehur nga vetë bashkia Tiranë? A njohin ligje dhe norma këta njerëz?”, tha Kelliçi teksa publikoi dokumentin me poshte:

Related Posts

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

People are just realizing the morbid meaning behind iconic barber’s pole

It’s not just there as a colorful decoration to adorn the front of barbershop windows If you’ve ever wondered what the striped pole outside a barbershop symbolizes,…

Jeff Bezos set to marry fiancée Lauren Sánchez in $600,000,000 wedding and the plans are mind-blowing

Amazon founder Jeff Bezos got engaged to journalist Lauren Sánchez in May 2023 Sources have revealed alleged details surrounding Amazon founder Jeff Bezos’ wedding to Lauren Sánchez….

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Blake Lively sues co-star for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Blake Lively and Justin Baldoni co-starred in the movie adaptation of Colleen Hoover’s ‘It Ends With Us’ Blake Lively has filed a lawsuit against It Ends with Us co-star…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *