Këtë fundvit familja Salihu nga Gjilani ka përjetuar një gëzim tejet të madh.
Kjo për faktin se kompania ‘Arkatana’ me pronar Muhamet Ajrullahun ia ka dorëzuar kësaj familje çelësat e shtëpisë së re.
“E ndjej veten shumë me fat që me stafin e kompanisë dhe posaçërisht familjen kemi arritë këtë fundvit me sukses me ia dorëzu çelësat familjes Salihu. Tani e tutje kanë mundësi të jetojnë me dinjitet. Lutem ta gëzojnë me familje”, ka deklaruar biznesmeni Ajrullahu.
Kompania ‘Arkatana” është falënderuar nga kryefamiljari i familjes Salihu si dhe nga Komuna e Gjilanit për këtë iniciativë.