Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Linda, e cila jashtë këtij formati njihet për karrierën e saj muzikore, ka rrëfyer një histori që thotë t’i ketë ndodhur në të kaluarën me këngëtaren latine, Jennifer Lopez.
Ajo ka rrëfyer për një performancë që e ka mbajtur në SHBA, për të cilën tha se “ishte trajtuar si VIP, teksa tek hoteli kanë shkuar ta marrin sigurimet dhe kombi i zi, një trajtim i veçantë”, dhe jo vetëm.
Linda ka thënë se Lopez është detyruar t’i kërkojë falje publike, pasi e ka quajtur “big girl”.
“Jennifer Lopez është dashtë me dhënë një deklaratë me më kërku mua falje, paramendo që unë s’jam kërkah hiq në nivelin e saj për kah fama e pasuria – me thënë që ‘unë se kam mëndu për peshën’”.
Ndërsa Linda i ka thënë se nuk e ka marrë personale.