Dy çiftet e fundit që ngelën në garën e “Dancing With the Stars Albania” ishin Sardi Strugaj me Ensa Llacin si dhe Enxhi Nasufi me Silvestër.
Fitues i këtij edicioni të dytë u shpall Enxhi Nasufi me balerinin profesionist, Silvestër Shuta, e cila njëherësh rrëmbeu kupën e artë e çmimin e madh prej 50 mijë eurosh.
Bukuroshja e njohur u emocionua jashtëzakonisht shumë në momentin që iu kumtua lajmi.
Ajo filloi të qante dhe u shpreh shumë e lumtur për gjithë mbështetjen që ka marrë përgjatë kësaj periudhe.
Në spektaklin e famshëm të vallëzimit që nga fillimi pati momente, emocione e përplot surpriza.