Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se marrëdhënia me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq është vetëm në interes të Shqipërisë dhe rajonit.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Rama ka deklaruar se “në këtë botë duhet folur me të gjithë”.
“Marrëdhënia me Presidentin e Serbisë, një marrëdhënie që nuk ka asgjë tjetër përveç interesit të Shqipërisë dhe interesit të rajonit. Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë dhe nuk ka pasur asnjëherë luhatje, qoftë kur ka qenë rasti për të thënë me zë të lartë se Serbia nuk duhej sanksionuar si rezultat i mossanksionimit të Serbisë, ashtu edhe kur Serbia bëri një akt flagrant kundër të gjithë vlerave evropiane me shpalljen e zisë për kriminelët, si dhe për vetë aktin e terrorit në Banjskë”, ka theksuar Rama.