Vendimi për arrest shtëpiak, reagon Berisha

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha, nën mbikëqyrje policore dhe nuk mund të komunikojë me askënd përveç personave të familjes.

Pas vendimit të gjykatës, ka reaguar Berisha, i cili tha se kjo masë është dëshmi e hakmarrjes politike së verbër të Edi Ramës.

Sot ndodhi ajo që të gjithë e dinim, izolimi dhe heqja e të drejtës së fjalës të liderit të opozitës nga narko-regjimi më mafioz i bastardit të ish-xhelatëve shqiptarë Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, Edi Ramës që është dhe regjimi diktatorial më i korruptuar në Europë dhe më gjerë”.

Kjo masë arresti politik, dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës, nuk shpreh vetëm urrejtjen e tij të trashëguar ndaj kundërshtarit, por mbi të gjitha shpreh frikën, tmerrin që ne të dashur miq i kemi kallur atij deri në palcë dhe botës së tij të krimit me betejën tonë pa kthim. Ai që mendon se asgjesoi pluralizmin dhe opozitën do ketë fatin që populli opozitar i rezervon armiqve të lirisë, diktatorëve”, ka shkruar Berisha.

Berisha tha se do të vazhdojë të punojë çdo minutë me të gjitha format për të rikthyer, siç tha ai, demokracinë që aktualisht është e shpërfytyruar.

Të dashur miq, Sali Berisha është dhe do të jetë ai që ka qënë gjithmonë. Me apo pa arrest shtëpie, me apo pa policë tek dera, asgjë nuk do mund ta ndajë dot atë nga ju, jo vetëm demokratë, por edhe shqiptarë kudo që ata ndodhen”.

Sali Berisha do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë që aktualisht është e shpërfytyruar: Më shumë nga të gjithë që e kupton se litari i kalbur po i këputet është vetë Edi Rama”, shkroi ai.

Më tej, ai tha se çdo masë që merr ky pushtet ndaj tij dhe opozitës është e përkohshme.

Unë jam i bindur se sot jemi sëbashku jo thjesht ata demokratë që janë në krah të Sali Berishës, por dhe ata shqiptarë që e ndjejnë dhe e përjetojnë se Shqipëria është në rrezik. Ata janë shumica e qytetarëve të këtij vendi, ndaj a e dini pse fitorja jonë është e padiskutueshme?  Është e tillë sepse ata që duan Shqipërinë janë më shumë se ata që duan thjesht Sali Berishën”.

Së fundmi, çdo masë që merr ky pushtet ndaj meje dhe opozitës është e përkohshme. Ajo që mbetet e pamposhtur është mosdorëzimi ynë dhe vendosmëria jone që izolimin e opozitës ta kthejmë në betejë lirie dhe në fitore për shqiptarët. Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me moton “O SOT  O KURRË” betejën tonë pa kthim edhe më të fortë, të vendosur dhe më me pasion e guxim se kurrë më parë”, shkroi tutje Berisha.

Related Posts

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

People are just realizing the morbid meaning behind iconic barber’s pole

It’s not just there as a colorful decoration to adorn the front of barbershop windows If you’ve ever wondered what the striped pole outside a barbershop symbolizes,…

Jeff Bezos set to marry fiancée Lauren Sánchez in $600,000,000 wedding and the plans are mind-blowing

Amazon founder Jeff Bezos got engaged to journalist Lauren Sánchez in May 2023 Sources have revealed alleged details surrounding Amazon founder Jeff Bezos’ wedding to Lauren Sánchez….

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Blake Lively sues co-star for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Blake Lively and Justin Baldoni co-starred in the movie adaptation of Colleen Hoover’s ‘It Ends With Us’ Blake Lively has filed a lawsuit against It Ends with Us co-star…

Box filled with ‘bones of Jesus’ brother’ found and could be the ‘most significant item from time of Christ’

The item has led to heated debate among historians New evidence has come to light surrounding a bone box believed by some to belong to one of…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *