Masa e arrestit, Berisha: Asgjë s’më ndalon nga lufta për rikthimin e demokracisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet se masa e arrestit ndaj tij dhe urdhri për ti ndërprerë komunikimin u ekzekutua me porosi të kryeministrit Edi Rama.

Në reagimin e parë pas masës së dhënë nga GJKKO, Berisha shprehet se beteja e tij për rikthimin e demokracisë nuk do të ndalet.

“Të nderuar miq, demokratë, shqiptarë kudo ku ndodheni. Sot ndodhi ajo që të gjithë e dinim, izolimi dhe heqja e të drejtës së fjalës të liderit të opozitës nga narko-regjimi më mafioz i bastardit të ish-xhelatëve shqiptarë Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, Edi Ramës që është dhe regjimi diktatorial më i korruptuar në Europë dhe më gjerë. Kjo masë arresti politik, dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës, nuk shpreh vetëm urrejtjen e tij të trashëguar ndaj kundërshtarit, por mbi të gjitha shpreh frikën, tmerrin që ne të dashur miq i kemi kallur atij deri në palcë dhe botës së tij të krimit me betejën tonë pa kthim. Ai që mendon se asgjësoi pluralizmin dhe opozitën do ketë fatin që populli opozitar i rezervon armiqve të lirisë, diktatorëve”, shprehet kryedemokrati.

Berisha shton se ai do të jetë ai që ka qenë gjithmonë.

“Me apo pa arrest shtëpie, me apo pa policë tek dera, asgjë nuk do mund ta ndajë dot atë nga ju, jo vetëm demokratë, por edhe shqiptarë kudo që ata ndodhen. Sali Berisha do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë që aktualisht është e shpërfytyruar: Më shumë nga të gjithë që e kupton se litari i kalbur po i këputet është vetë Edi Rama. Unë jam i bindur se sot jemi së bashku jo thjesht ata demokratë që janë në krah të Sali Berishës, por dhe ata shqiptarë që e ndjejnë dhe e përjetojnë se Shqipëria është në rrezik. Ata janë shumica e qytetarëve të këtij vendi, ndaj a e dini pse fitorja jonë është e padiskutueshme? Është e tillë sepse ata që duan Shqipërinë janë më shumë se ata që duan thjesht Sali Berishën”, shprehet.

Reagimin e mbyll me një apel për revoltë drejtuar demokratëve dhe qytetarëve.

“Së fundmi, çdo masë që merr ky pushtet ndaj meje dhe opozitës është e përkohshme. Ajo që mbetet e pamposhtur është mosdorëzimi ynë dhe vendosmëria jone që izolimin e opozitës ta kthejmë në betejë lirie dhe në fitore për shqiptarët. Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me moton “O SOT  O KURRË” betejën tonë pa kthim edhe më të fortë, të vendosur dhe më me pasion e guxim se kurrë më parë”, përfundon Berisha.

Gjykata e Posaçme pranoi këtë të mërkurë kërkesën e SPAK për të ashpëruar masën e sigurisë ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha, i cili akuzohet nga prokuroria për korrupsion pasiv në procedimin penal për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Prokuroria e Posaçme kërkoi për Berishën arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore dhe ndalim të komunikimit me jo familjarët.

Related Posts

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Blake Lively sues co-star for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Blake Lively and Justin Baldoni co-starred in the movie adaptation of Colleen Hoover’s ‘It Ends With Us’ Blake Lively has filed a lawsuit against It Ends with Us co-star…

Box filled with ‘bones of Jesus’ brother’ found and could be the ‘most significant item from time of Christ’

The item has led to heated debate among historians New evidence has come to light surrounding a bone box believed by some to belong to one of…

Man who released unseen footage of 9/11 23 years later explains what witnessing the attack was like

Kei Sugimoto recently revisited the footage he took, 23 years on from the atrocity Warning: This article contains content some readers may find distressing A man who…

Gen Z’ers response to murder of UnitedHealthcare’s CEO goes viral with people calling it ‘so spot on’

A TikToker is being praised for their ‘spot on’ explanation as to why Gen Z are feeling ‘especially numb’ to Brian Thompson’s death A TikToker has opened…

Baby With Red Birthmark Called ‘Hideous’ And ‘Defective’, But Wait till You See This Beautiful Child Now

Most people have physical features that they feel shame about, in particular while growing up. Eventually, most find self-confidence and learn to embrace their flaws. Some are…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *