Zelanda e Re u bë qyteti i parë i madh në botë që festoi Vitin e Ri 2024. Mijëra qytetarë janë mbledhur në “Sky Tower” në Auckland për të festuar dhe për të parë spektaklin e fishekzjarrëve.
Në kullën e famshme në qytetin e Auckland ku ora sapo shënoi 00:00, filluan të shkrepen fishekzjarrët që ndriçuan qiellin për disa minuta.
Kiribati u bë vendi i parë që festoi Vitin e Ri, pak më herët.