Në Prime-in e së premtës doli klipi i Bucit dhe Santianës ku shfaqeshin shumë të afruar, por, që dyshja mohuan të kenë ndjenja për njëri-tjetrin.
Santiana është shqetësuar se si i dashuri i saj mund të ndihet për lojën që po bën ajo brenda.
“Nganjëherë po më shkon mendja krejt të dal. Më vjen inat edhe të dal se e di çka më thotë, se e njoh shumë mirë, është shumë i mençur, por edhe ai më njeh shumë mirë mua.”, tha ajo.
Modelja i tregon Bucit se ajo është shumë e shoqërueshme me shokë e me shoqëri ndërsa ai nuk është fare i afërt.
“Si mashkull është shumë i rrallë, nuk ka si ai. Unë e di se çka janë në gjendje t’i thonë rrethi dhe familja, këtë e kam problem shumë”, u shpreh tutje Santiana,
Ndërkaq, Buci e këshillon që nuk është mirë të mendojë shumë për jashtë.