Sot po bëhen një vit nga vrasja në lokalin “Kobra City” në Prizren ku i dyshuari kryesor është Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”. Aktakuza nuk është ngritur ende. Se kur pritet të ngritet për Insajderin ka folur avokati i tij, Nexhat Elshani.
Elshani konfirmoi se aktakuza pritet të brenda dy jave të para të janarit.
“E kam pranuar aktvendimin, brenda dy javësh ngritët aktakuza”, tha shkurt Elshani për Insajderin.
Për disa herë radhazi gjatë vitit 2023-të, “Kobrës” i ishte zgjatur masa e paraburgimit. Së fundmi në muajin, nëntor atij i ishte zgjatur masa prej 2 muajsh.
I akuzuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, Dibran Hoxhaj ndodhet prapa grilave që nga janari i 2023-ës.