Japonia u godit nga një tërmet me magnitudë 7.6 dhe dhjetëra pasgoditje të tjera. Të paktën katër persona humbën jetën, qindra të tjerë u plagosën dhe mijëra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
Frika për një rritje të numrit të viktimave është e madhe, pasi autoritetet ende vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesa, pasi dyshohet se mund të ketë persona të bllokuar.
Rreth 60 pasgoditje janë regjistruar që nga tërmeti fillestar.
“Ka njerëz të bllokuara sepse shumë ndërtesa janë shkatërruar”, thanë autoritetet vendase.