Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se Reparti i Lehonave, në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, aktualisht është duke u renovuar. Nga punimet që po bëhen në repartin ku po trajtohen gratë shtatzëne e foshnjat e tyre po shkaktohen shumë pa pastërti. Në redaksinë e Insajderit, kanë arritur disa ankesa. Thonë se po rrezikohen nga helmimi.
Për këto ankesa të qytetarëve Gazeta Insajderi ka kontaktuar drejtorin e kësaj Klinike, Zef Ndrejaj.
Në përgjigje për Insajderin ai e mohoi të ketë përkeqësime të gjendjeve shëndetësore tek fëmijët në repartin e lehonave teksa shtoi se puna po kryhet në mënyrë profesionale.
“Të nderuar më duhet të ju drejtohem me përgjegjësi të plotë, se punët profesionale dhe higjiena në ‘KOGJ’ pas fillimit të punimeve janë në nivelin e kënaqshëm, dhe nuk kemi asnjë ankesë apo siç po pretendoni se ka përkeqësime të gjendjeve shëndetësore tek fëmijët në repartin e lehonave. Këto shkrime nuk janë të vërteta dhe aspak nuk qëndrojnë”, deklaroi ai për Insajderi.
Madje, Ndrejaj u shpreh se përveç zhurmës nuk ka asgjë tjetër.
“Kërkojmë ndjesë nga pacientët dhe mirëkuptim nga ana e tyre për situatën e krijuar pas fillimit të punimeve, ku mund të ketë ndonjë zhurmëpaksa më të shtuar, por asgjë tjetër më shumë”, tha drejtori.
Gazeta Insajderi ju sjell pamjet nga Klinika e Gjinekologjisë: