Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se autostrada Prishtinë-Gjilan do bëhet në vitin 2023. Mirëpo, kjo nuk u realizua.
Ish deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas kësaj duke e quajtur qesharak dhe joserioz, kryeministrin Kurti.
Teksa mundësinë për një autostradë Prizren-Tetovë e cilësoi imagjinare.
“Urime për këtë vit të ri Kryeministër i autostradave imagjinare! Me këtë ritëm në këtë vit besojmë që ke me e përfundu edhe autostradën po ashtu imagjinare Prizren-Tetovë, gjithashtu edhe autostradën e Dukagjinit në kohë rekord. Qesharak dhe jo serioz. Të vetmet autrostrada që po përjetojnë qytetarët tanë, janë ato të Evropës, në ikje nga ky vend që ja ke mbytë shpresën”, tha ai.