Ashtu si çdo sezon të “Big Brother VIP”, edhe këtë herë do të transmetohet programi mbështetës BBV Fan Club.
Fillimisht ky program është moderuar nga Dojna Mema e më pas i kaloi Megi Pojanit. Mirëpo këtë vit duket se prezantuesja do të ndërrohet sërish dhe do t’i besohet një tjetër moderatoreje.
Burime për “Kryefjala” kanë bërë me dije se miqtë e ngushtë të Enxhi Nasufit kanë konfirmuar se do të jetë pikërisht ajo moderatore e Fan Club.
Aktualisht ajo është pjesë e programit “Wake Up” ndërsa pak ditë më parë u shpall edhe fituese e “Dancing with the stars”.