Kritikohet qasja e butë e SHBA-së ndaj Serbisë

Analistë amerikanë kanë kritikuar qasjen e administratës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Sipas tyre, Serbia po trajtohet me standard shumë më të butë nga SHBA-ja krahasuar me fqinjët e saj në rajon. Serbia ndërkohë po tenton t’i japë shtytje një nisme përmes ligjvënësve amerikanë, e cila do t’ia ndalonte ndihmat amerikane Kosovës deri në “përmbushjen e obligimeve” nga marrëveshjet e Brukselit

Kohën kur janë shtuar zërat që kritikojnë qasjen amerikane në raport me Kosovën, Serbia po tenton që agjendat e saj rreth Kosovës t’i shtyjë përmes Kongresit amerikan.

Serbia deri tash nuk është marrë në përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, me gjithë insistimin e Kosovës, e ndëshkimi për presidentin Aleksandër Vuçiq mungoi me gjithë dyshimet për vjedhje të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Profesori amerikan, Edward Joseph, e ka quajtur gabim të administratës së Bidenit trajtimin ndaj presidentit serb, që sipas tij është më i butë se që duhet.

“Pra, ne kemi një pabarazi në Ballkan, ku Shtetet e Bashkuara i trajtojnë fqinjët e Serbisë me një standard shumë më të ashpër dhe më të lartë. Duhet të theksoj që kemi pasur dy konfrontime të dhunshme në Kosovë këtë vit. Kemi pasur probleme të mundshme në Malin e Zi, i cili është një aleat i NATO-s. Dhe tani brenda Qeverisë ka elementë pro-rusë brenda atij aleati të NATO-s. SHBA-ja në thelb projekton frikë nga Beogradi, të cilën presidenti Vuçiq e interpreton saktë dhe e shfrytëzon. E gjitha kjo shkon natyrisht në dobi të aleatit të tij, që është Rusia”, ka thënë ai në një intervistë dhënë “PBC News Weekend”.

Sipas profesorit amerikan, Serbia dhe Rusia vazhdojnë të jenë në një linjë.

“Kemi një politikë proruse në Beograd, të cilën e shohim hapur. Pra, kemi absurditetin e Shteteve të Bashkuara, të cilat vazhdojnë t’i shërbejnë presidentit Vuçiq. Dhe kemi absurditetin kur presidenti Vuçiq takohet me ambasadorin e tij të afërt dhe të preferuar, ambasadorin rus, dhe ata të dy fajësojnë hapur SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për nxitje të protestave, të cilat janë legjitime”, është shprehur Joseph.

Edhe eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, ka kritikuar qasjen e SHBA-së në raport me Serbinë.

“Amerikanët ende pretendojnë se e kanë bindur Serbinë ta përqafojë Perëndimin. Kjo është për të qeshur, por askush në Uashington këto ditë nuk dëshiron t’u thotë perandorëve të mundshëm se nuk kanë rroba. Ata preferojnë të pretendojnë se marrëveshjet nga të cilat Serbia ka hequr dorë t’i nënshkruajë- janë ligjërisht të detyrueshme”, ka thënë Serwer.

Ndërkohë, zyrtarët serbë që pretendojnë se faji është te Prishtina zyrtare po tentojnë që këtë qëndrim ta forcojnë përmes kongresistëve amerikanë.

Muajin e kaluar kongresistja Claudia Tenney i propozoi Kongresit amerikan projektligjin, përmes të cilit SHBA-ja do t’ia ndalte ndihmat Kosovës deri në zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit dhe largimin e njësive speciale nga veriu i populluar me shumicë serbe.

“Në vitin 2013, Bashkimi Evropian ndihmoi ndërmjetësimin e Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për t’i zbutur tensionet mes dy vendeve. Kosova ka dështuar të realizojë shumë nga angazhimet e saj kryesore sipas marrëveshjes, siç është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe një forcë e unifikuar policore, të cilat kanë mbetur të paplotësuara. Përveç kësaj, Kosova ua ka mohuar të drejtat e barabarta serbëve të Kosovës. Mospërmbushja e kësaj marrëveshjeje nga ana e Kosovës shkel normat ndërkombëtare dhe krijon tension dhe destabilitet në Ballkan”, shkruan në propozimin e Tenney.

Ajo u ka dhënë zë ankesave të vazhdueshme të serbëve për kinse persekutim nga ana e qeverisë Kurti.

“Ndërsa jemi dëshmitarë të shtypjes dhe diskriminimit të vazhdueshëm ndaj serbëve të Kosovës për shkak të dështimit në zbatimin e dispozitave kyç të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, është e domosdoshme që Shtetet e Bashkuara të marrin një qëndrim për demokracinë, paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë kongresistja Tenney. “Përkrahja e projektligjit dërgon mesazhin e qartë se ndihma jonë duhet të përputhet me parimet e marrëveshjes së vitit 2013 dhe ne qëndrojmë me vendosmëri kundër veprimeve që minojnë të drejtat dhe mirëqenien e serbëve të Kosovës. Ky legjislacion pasqyron përkushtimin për të nxitur paqen dhe për të mbajtur përgjegjës kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës”.

E ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, pret që nisma të trajtohet në Kongres, teksa e ka cilësuar si mundësi të mirë për t’i denoncuar veprimet e Qeverisë së Kosovës.

“Dëshiroj veçanërisht të tërheq vëmendjen e publikut tonë për faktin se kongresistja në propozimin e saj legjislativ ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme dhe tërësishme të forcave speciale të Kurtit nga veriu i Kosovës dhe përfundimin e menjëhershëm të persekutimit të serbëve e shkeljen e të drejtave të njeriut”, ka thënë Gjuriq.

Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mbështetur në draftin e propozuar nga BE-ja.

Më 21 tetor emisarët euroamerikanë sollën në Prishtinë propozimin për draftstatutin e Asociacionit, detajet e të cilit i janë shpalosur vetëm Qeverisë dhe opozitës. Në takimet që pasuan në Bruksel me përfaqësues të BE-së, kryeministri Albin Kurti ishte shprehur i gatshëm të nënshkruajë “modelin evropian” për Asociacionin, krahas dokumentit bazë dhe aneksit për zbatimit e tij të arritur në Ohër më 18 mars. Por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, refuzoi ta bëjë këtë. Por duke iu përgjigjur kërkesës së Kurtit për nënshkrim të marrëveshjeve, para disa javësh emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se Asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës. Si kundërpërgjigje, Kurti ka deklaruar se “Kosova do ta hartojë vetë statutin e Asociacionit”.

Related Posts

Squid Game season 2 has officially been released and fans are already freaking out

The highly anticipated second season dropped on Netflix today (December 26) The verdict is already in for the new season of Squid Game. The first season of the…

New images of astronauts stuck in space show disturbing details

Two astronauts are living an epic sci-fi nightmare since their eight-day space odyssey turned into a months-long stay at the International Space Station. Now, after seeing images that…

Parents of 10-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ sue school district

Sammy Teusch died in May this year The parents of a ten-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ are suing the school district. Samuel Teusch…

Scientists share exactly where ‘Jesus was born’ as they claim it’s unlikely it was in Bethlehem

There’s a problem with the Bethlehem theory Scientists and archaeologists have revealed where Jesus was born – and they say it’s unlikely it was Bethlehem. With Christmas eve and…

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *