Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se numri i përditshëm i civilëve të vrarë në Gaza, sidomos i fëmijëve, është mjaft i lartë.
Në konferencën e mbajtur për media gjatë vizitës së tij në Izrael, siç raporton BBC, Blinken deklaroi se 90 për qind e popullsisë në Gaza vazhdon të përballet me pasiguri ushqimore.
Ai shtoi se ka vënë në dukje në takimet e sotme se nevojiten ndihma dhe shpërndarje më efektive përbrenda territorit të Gazës.
I pari i DASH-it shtoi se Izraeli duhet të bëjë çmos që të heq pengesat dhe ta lehtësojë një gjë të tillë.