Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka anuluar tenderin për rezervat shtetërore.
Sipas arsyetimit, ofertuesit e kishin tejkaluar buxhetin e planifikuar të kësaj ministrie.
Kështu thuhet në dokumentin e publikuar nga ana e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Oferta ishte përgatitur për 80 mijë kilogram oriz, 65 mijë litra vaj ushqimor, 80 mijë copë nga 200 gram konzerva (risk gjedhi) dhe 15 mijë bidona ujë dhjetë litërshe.
Vlera e tenderit kap shumën e 227 mijë e 500 eurove.