Dyshimet për partnerin nisën pas pamjeve nga kamerat e zonës
Një video nga një kamera sigurie tregon pak sekonda para se 41 vjeçarja shqiptare Gjeorgjia Murati të vritej nga partneri, me të cilin po ecte dorë për dore në Selanik.
Në video, 41 vjeçarja shtatzënë ecën me partnerin 39-vjeçar, pa e ditur se po hynte në një pritë vdekjeje, teksa brenda banesës i priste bashkëpunëtori i tij.
Pak minuta më vonë, 41-vjeçarja humbi jetën pasi 39-vjeçari e theri dhe më pas e çoi me bashkëpunëtorin e tij, në një zonë të pyllëzuar në Halkidiki. 41-vjeçarja kishte një vajzë 13-vjeçare dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.
Dyshimet për partnerin nisën pas pamjeve nga kamerat e zonës, ku ai ishte pikasur me shokun e tij duke dalë nga shtëpia me një bagazh.
Autorët, pasi janë kthyer në vendin e krimit, kanë tentuar të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën nga provat, të cilat i kanë hedhur në vende të ndryshme në zonën e gjerë të Kalamarisë.
Bëhet fjalë për rroba, sende personale të 41-vjeçares, si dhe dyshekun e krevatit mbi të cilin u vra Gjeorgjia. Madje, për të mashtruar autoritetet policore, pas krimit kanë vendosur një dyshek tjetër në shtrat.
Vërehet se gjurmët e gjakut të viktimës janë gjetur në dyshekun që u gjet i hedhur në zonën e Kalamarisë.