“Kur rref mamin, nuk ta lejojmë”/ Publikohen mesazhet mes vajzës dhe Xhemal Lokës: Veri gishtin kokës!

Emisioni ‘Uniko’ ka publikuar mesazhet e Xhemal Lokës dhe të bijës së tij.

Xhemal Loka, i cili ndodhet prapa hekurave pasi dyshohet se ka nxitur gruan e tij, Bedrie Loka të kryejë vetëvrasje disa kohë para ngjarjes ka komunikuar me vajzën e tij 21-vjeçare, e cila është e fejuar.

Në këto komunikimet në WhatsApp, Xhemal Loka i shprehte të bijës nervozizmin që kishte ndaj bashkëshortes së tij Bedrie Loka, e cila nuk i bindej urdhrave të tij që të mos shkonte të takonte nënën e saj dhe familjarë të tjerë.

Bëhet fjalë për mesazhe mes Xhemal Lokës dhe të bijës, kur ai ka qenë në Greqi disa muaj më parë.

Këto komunikime janë sekuestruar nga Prokuroria dhe janë pjesë e dosjes hetimore.

Në bisedat mes tyre evidentohet qartësisht fakti se mes Bedrie Lokës dhe Xhemal Lokës kishte probleme si çift.

Ndërsa vajza e tyre përmend edhe faktin që nëna, Bedria dhunohej nga bashkëshorti, dhe i thotë babait se këtë gjë nuk do t’ja lejojnë ajo dhe vëllezërit e tjerë.

Vajza: Mua më keni bërë të huaj. Po kur ti bën të padrejtë me mamin e ne fëmijët s’do ta lejoj fare. Se i ke ca gabime dhe ti o bab. Hajde për Vit të ri dhe merru vesh me të vetë.

Babai Xhemal Loka: Ti don me qan fmi taman, ti me kët qëndrim që të thashë unë nuk ke asnjë të drejtë.

Vajza: Kur ti bon sherr në familje rref mamin e bo këto gjona, jo unë po krejt fëmijët s’ta lejojmë. Ti kur i bën mamit ato gjëra s’do as ne.

Babai Xhemal Loka: Se mami jot nuk ka asnjë të drejtë me shku kund pa më pyet mua.

Vajza: Ti a thu se për mua ka vdek. Ajo s’është askushi. Hajde për Vit të Ri merru vesh me të.

Babai Xhemal Loka: Kaq di të them. Veji gishtin kokës.

Vajza: Ok ok. Të thashë edhe njëherë do ndërhyj kur do ti. Bo tëpadrejtë, rri e kërcënon. Me mua s’ke punë fare t’më peshosh mua me faj.

Babai Xhemal Loka: Unë nuk të kam ndërhyrë në familjen tënde.

Vajza: Po kur kam problem me familje do më dalësh përzot si bab. Unë shof se ju rrini e rrifi normal që do ndërhyj se jeni familja ime.

Babai Xhemal Loka: Dhe ti nuk ke asnjë të drejtë të fusësh hundët te familja ime merre vesh se ç’a po të them.

Vajza: Kur duheni s’kam pse ndërhyj, shyqyr si duheni.

Babai Xhemal Loka: Se ja ke qit met mamit tan dhe një shoqe e asaj.

Vajza: Kur rrifi ç’a të rri të shoh se ç’a jeni t’u ba.

  • Vdekja e Bedrie Lokës

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për vetëflijimin e 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës, për të cilën është arrestuar bashkëshorti i saj Xhemal Loka.

Mbrëmjen e së premtes, policia deklaroi se po heton për keqpërdorim të dhënash, ndërkohë pretendimet e familjarëve të saj, po dhe të personave që punonin me të ngrejnë dyshime se Bedrie Loka është viktimë e dhunës në familje.

I pyetur pas ngjarjes nga punonjës të policisë, bashkëshorti ka deklaruar se mund të ketë qenë ‘Tik Tok’ që e ka shtyrë drejt vetëvrasjes, ndërkohë dyshimet janë shtuar. Xhemal Loku ishte ai që e gjeti i pari mëngjesin e së martës dhe e dërgoi në spital, ku nuk arriti të mbijetojë.

Në datë 3 janar kur 41-vjeçarja ndërroi jetë në spital, burimet mediatike bëjnë me dije se para dorëzimit të trupit të saj familjarëve, jashtë morgut të QSUT ka ndodhur një konflikt mes vëllezërve të Bedrie Lokës dhe dhëndrit të tyre, Xhemal Lokës. Vëllezërit donin ta merrnin trupin e së ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para ata dyshonin se përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt vetëvrasjes ishte Xhemal Loka.

Madje konflikti verbal u përshkallëzua drejt përplasjes fizike, por edhe pas gjithë këtij sherri Bedria u varros nga familja e burrit të saj. Vëllezërit e Bedrijes shkuan në varrimin e së motrës, por nuk u futën në banesën e Xhemal Lokës për të pritur njerëz për ngushëllime pas varrimit. Por, dy ditë pas ngjarjes vëllezërit e Bedrijes shkuan në polici dhe deklaruan se e motra e tyre nuk ka vdekur nga historia e ‘TikTok’ dhe se ajo është vrarë nga dhuna fizike dhe psikologjike e bashkëshortit dhe familjarëve të tij duke e çuar në vetëvrasje. Kjo dëshmi e vëllezërve hapi pistën e re të hetimeve dhe u zbardh ngjarja.

Konfliktet në familjen Loka dhe dhuna ndaj Bedries ishin të hershme dhe kishin vijuar sistematikisht për shumë arsye.

Familja e Sanije Lokës, nënë e 5 fëmijëve, ku një prej fëmijëve ishte edhe Xhemal Loka, u shpërngulën nga Peshkopia në fshatin Vardardhë në Sukth shumë vite më parë. Bedria dhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka, ndërtuan një shtëpi 2-katëshe, ndërsa Sanija me djalin tjetër dolën me qira në fshatin Kodër. Vjehrra e Bedries insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma.

Një kërkesë e tillë kishte shtuar edhe fjalët e nënës ndaj të birit, kundër nuses dhe sa herë që Xhemali kthehej nga kurbeti, niste sherri e debati në familje deri në dhunë fizike. Madje deri edhe në ofendimet për nder.

Por, Bedrien e respektonte gjithë Vardardha e Sukthi, por pavarësisht këtyre sakrificave ndaj Bedries nuk munguan sulmet pasi jetonte e vetme me fëmijët.

Related Posts

How to check if you’ve lost this tendon on your arm to evolution

Our bodies truly are amazing tools. So amazing, in fact, that I don’t think the vast majority of us ever appreciate the marvel of natural evolution that…

Mom wants daughter with rare birthmark to know she’s beautiful

All of us are born uniquely special and irrefutably beautiful in our own way. One of the most breathtakingly fabulous things about being human is that no…

Avoid entering the sea if you notice currents forming like this

When it comes to safety, knowledge is of the utmost importance. The more we understand about the ocean and its ways, the better equipped we are to…

Pizza delivery worker allegedly stabs pregnant customer 14 times over a ‘lousy tip’

The delivery driver is now facing charges of attempted murder, home invasion with a firearm, kidnapping and aggravated assault with a weapon Not getting a tip can…

Man left heartbroken after finding out he never had cancer despite being put on chemotherapy treatment for 9 years

Anthony Olson was told that he would die without getting treatment A man received chemotherapy for almost a decade went on to learn that his cancer was…

Vince Gill sings for Jesus after being told not to

Vince Gill is a country singer with an impressive resume; boasting the most Grammy Awards ever won by a male country music singer and more than 20…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *