“Leje pra atë muhabet…”/ Çfarë i tha Bedrie Loka vajzës së saj para se të kryente vetëvrasje

“Babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time. Kur ka ardhur babi krijoi konflikt me mamin se kishte marrë llafe të njerëzve të tjerë për mamin”

Dëshmitë e tre fëmijëve kanë qenë ato që kanë fundosur Xhemal Lokën, i cili ka shtyrë bashkëshorten e tij të ndjerë Bedrie Loka drejtë vetëvrasjes.

Në dëshminë e tij në polici, njëri prej djemve tha se kishte pasur gjithnjë debate dhe se i akuzuari nuk e linte viktimën të shkonte tek prindërit e saj.

“Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin e nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin, madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë, se nuk e lejonte mamin të shkonte te shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar mamin tim. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19:00 pak a shumë deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, e ka marrë në celular mamin tim dhe i kanë thënë që unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend. Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babai im. Mami ka patur konflikte të here pas hershme me babain tim”, thuhet në dëshmi.

Debatin e një nate përpara ngjarjes së rëndë e konfirmon edhe vajza e madhe e çiftit, e cila rrëfen se kishte biseduar në telefon me të ëmën. “Ajo më tha që prapë debat … i thashë po leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë”, rrëfen në dëshmi vajza.

“Prej një viti ato nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, kanë patur debate që prej muajit shkurt 2023… sepse gjyshja ime ka kaluar një trombozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja. Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë shprehej se do t’i jepte fund jetës se thoshte jam e lodhur. Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin … ka qenë ora rreth 22:30 dhe… dhe ajo më tha që prapë debat … i thashë po leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë. Diku nga muaji shtator 2023 mami … i ka gjetur babit… disa letra në gjuhën franceze të cilat ia ka dërguar një … femër … ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin… kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, tregon ajo.

Djali tjetër i çiftit pohon po ashtu se 45-vjeçari e kishte dhunuar gjithmonë të ëmën psikologjikisht dhe fizikisht.

“Babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time. Më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi… krijoi konflikt me mamin se kishte marrë llafe të… njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj-lloj fjalësh, i ka thënë do të vras… e ka ofenduar me fjalë të rënda … e ka goditur mamin me grushta dhe me shkelma”, “më datë 1 janar, pas vitit të ri … babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te … daja im … dhe të gjyshja ime … ka qenë ora rreth 22:00 deri rreth orës 23:00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thoshte që s’ke për të shku”, “babi im e shante e ofendonte me fjalët nga më të ndyrat… i thoshte që ke dashnor, i thoshte që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”, tregon i mituri.

Related Posts

How to check if you’ve lost this tendon on your arm to evolution

Our bodies truly are amazing tools. So amazing, in fact, that I don’t think the vast majority of us ever appreciate the marvel of natural evolution that…

Mom wants daughter with rare birthmark to know she’s beautiful

All of us are born uniquely special and irrefutably beautiful in our own way. One of the most breathtakingly fabulous things about being human is that no…

Avoid entering the sea if you notice currents forming like this

When it comes to safety, knowledge is of the utmost importance. The more we understand about the ocean and its ways, the better equipped we are to…

Pizza delivery worker allegedly stabs pregnant customer 14 times over a ‘lousy tip’

The delivery driver is now facing charges of attempted murder, home invasion with a firearm, kidnapping and aggravated assault with a weapon Not getting a tip can…

Man left heartbroken after finding out he never had cancer despite being put on chemotherapy treatment for 9 years

Anthony Olson was told that he would die without getting treatment A man received chemotherapy for almost a decade went on to learn that his cancer was…

Vince Gill sings for Jesus after being told not to

Vince Gill is a country singer with an impressive resume; boasting the most Grammy Awards ever won by a male country music singer and more than 20…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *