Krimineli serb Darko Geisler Nedeljkoviq u vra me 5 janar në Sao Paulo të Brazilit nga një sulmues i panjohur. Ngjarja ndodhi para shtëpisë së tij ku jetonte me familjen.
Nedeljkoviq u vra të premten kur po ngiste një biçikletë me gruan dhe fëmijën e tij në bregdetin e Sao Paulos.
Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, shihet sulmuesi duke vrapuar dhe duke e qëlluar tri herë. Siç shihet në video, Nedeljkoviq ka rënë në trotuar pas goditjeve.
Dyshohet se ai ishte një anëtar i klanit kriminal “Skaljar”. Ndryshe, Nedeljkoviq përdori një identitet të rremë në Brazil, Dejan Kovaq.