“Të aplikojnë për t’u pajisur me licencë të avancuar” – Nagavci e bindur që mësimdhënësit do t’i nënshtrohen testimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, është shprehur e bindur se mësimdhënësit do të aplikojnë për t’u pajisur me licencë të avancuar.

Nagavci tha se kjo nënkupton se ata do t’u nënshtrohen testit me shkrim.

Ajo në aktivitetin përmbyllës të Projektit QATEK, i cili ka për qëllim fillimin e një sistemi për përgatitjen e mësimdhënësve të rinj të orientuar në cilësi, ka thënë se duhet të punohet në përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

“Projekti QATEK synon ngritjen e orientimin e mësimdhënësve në një mësimdhënie cilësore”, tha ajo.

“Ne tashmë kemi miratuar pakon ligjore për licencimin e mësimdhënësve. Aty kemi licencën e avancuar për të cilën jam e bindur që ka mësimdhënës të cilët do të aplikojnë për këtë licencë”, shtoi e para e MASHTI-t

“Angazhimi jonë duhet të jetë edhe pas rezultateve të PISA-së, për të cilën tashmë kemi bërë një bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit për analizimin e këtyre rezultateve”, shtoi tutje Nagavci.

Dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi, tha se edukimi i mësimdhënësve të rinj duhet të fokusohet që përgatitjet e tyre të jenë në hap me ndryshimet bashkëkohore.

“Ka dekada që flasim për mësimdhënës më ndryshe. Ndryshimi i mirëfilltë vije kur kuptohet problemi brenda institucionit. Edhe sot motoja është valide se Kosova ka nevojë të ndërpresë rrugën nga ajo që ka bërë deri më tani, duke pranuar studentë me numër të madh, por të fokusohet në edukimin cilësor të mësimdhënësve”, tha ai.

Projekti QATEK është bashkëpunim i Fakulteteve të Edukimit në institucione publike të arsimit të lartë dhe i Universitetit të Talinit, Universitetit të Lubljanës dhe Universitetit të LUMSA në Itali.

Related Posts

Only certain people can see the horse in this picture – are you one of the special few?

There’s a reason optical illusions are so popular around the world. Let’s face it, who doesn’t like having a play around with perception? Who doesn’t like to be frustratingly…

‘Living Nostradamus’ reveals terrifying predictions for 2025 and it’s bad news for humanity

Athos Salomé has released some startling predictions which begin in two days ‘Living Nostradamus’ has revealed his 2025 predictions and it’s terrible news for us. Here we…

Five people reportedly charged in connection to Liam Payne’s death as new details emerge

The singer died after falling from his third-floor balcony in Argentina earlier this year Officials have allegedly charged five people in connection with Liam Payne’s death, including…

Why you shouldn’t leave a charger in an outlet when not in use

If you’re anything like me, you’ll have a whole host of bad habits you want to get rid of one day. They might not even be all…

Red string tattoo on hand: Here’s what it means

Tattoos and body markings can mean all manner of different things to different people. What is celebrated in one part of the world can be viewed as…

Family members of plane crash victims speak out as 179 out of 181 people are confirmed dead

A loved one of several victims of the Jeju Air crash has spoken out about his ‘heart aching’ Warning: This article contains graphic images, video and description…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *