“Trafiku Urban është tu m’detyru me lanë punën” – qytetari i nervozuar me veprimet e shoferëve ndaj personave me aftësi të kufizuara

Një qytetar me aftësi të kufizuara është shprehur i mllefosur me Trafikun Urban. Leo Berisha thotë se po detyrohet ta lë punën për shkak të kësaj gjendje, shkruan Insajderi.

Ai thotë se edhe përkundër takimeve e bisedave me kryetarin Përparim Rama e drejtorin e Shërbimeve Publike, Musli e kryeshefin e Trafikut Urban, gjendja po vazhdon të jetë njëjtë.

“Papërgjegjësinë e shoferëve të trafikut urban duhet ta vuajnë qytetarët, që disave prej tyre mund tu kushtoj në punë, në shëndet por edhe me jetë”, ka shkruar ai.

Berisha ka publikuar edhe një video ku shihet që autobusi i Trafikut Urban ndalohet 1 metër larg trotuarit dhe kjo thotë se po ua vështirëson atyre situaten.

Postimi i plotë:

Trafiku Urban Prishtinë është tu m’detyru me lanë punën të cilën e kam arritur me shumë mund e sakrifica!

Më vjen shumë keq, që po detyrohem me ba këtë reagim publikë, por zgjidhje tjetër nuk më ka mbetur.

Pothuajse rreth dy vite jam tu përball me të njejtin problem, pavarësisht bisedave me Kryetarin e Komunës z.Rama, drejtorin e shërbimeve publike z.Musliu, kryeshefin ekzekutiv të trafikut urban z.Maraj, kërkesave dhe takimeve, gjendja vazhdon të jetë e njejtë!

Papërgjegjësin e shoferëve të trafikut urban duhet ta vuajnë qytetarët, që disave prej tyre mund tu kushtoj në punë, në shëndet por edhe me jetë.

Personat me “aftësi të kufizuara” nuk mund të kenë qasje në busa urban, nëse shoferët vazhdojnë që t’i ndalojnë busat në stacione këtë mënyrë.

Busi urban në video, gjendet në stacionin tek newborni, dhe është i ndaluar rreth 1metër larg trotuarit, e njejta situatë përsëritet pothuajse nga shumica e shoferëve, ku në këtë rast një person me aftësi të kufizuara as nuk mund të hyp në bus dhe as nuk mund të zbres nga busi për të dal në trotuar, sepse trotuari ka një lartësi të madhe.

Edhe pse, disa stacione janë të rregulluara kohët e fundit me kërkesat tona, gjendja është bërë veçse më e rëndë.

Shoferët e busave, duhet që të ndalojnë busin nëpër vend stacione, së paku në ato vend stacione ku kanë mundësi të ndalen 10-15cm afër trotuarit.

Për çdo ditë në këtë stacion pres më shumë se një orë, duke pritur se cili shofer po ndalon busin më afër trotuarit për të pasur qasje.

Tjetra, busat urban duhet të kenë vendet e rezervuara (me shenjëzim) për persona me aftësi të kufizuara, gjë që, as kjo nuk po përfillet, dhe zakonisht për shkak ngarkesës së madhe të udhtarëve dhe të trafikut, ndonjëherë më bjen që të qëndroj në këmbë me orë.

Publikisht, shumë miqësisht dhe në mënyrë shumë njerëzore për herën e fundit, i kërkoj kryeshefit z.Maraj, të cilin e vlerësoj si personalitet, që ta trajtoj seriozisht këtë çështje, mos më detyroni të ndërmarr veprime të tjera

Related Posts

Can you spot the snake hiding in the leaves?

I never cease to marvel at the beauty of the world around us. I’m lucky enough to live outside the city limits, you see, so a short…

Parents find letter daughter wrote to future self before passing

Losing a child is the worst nightmare of any parent. There are a thousand things in this world that can lead to heartbreak, but the passing of…

Researchers discover groundbreaking way to revert cancer cells into normal cells

The development could change the way certain cancers are treated Researchers hunting for a cure for cancer have made a groundbreaking discovery that could turn some cancer…

Meaning behind the ‘WC’ sign outside bathrooms

Have you ever noticed the letters WC posted outside a public bathroom and wondered what it means? If so, you’re not alone as people around the world…

How to check if you’ve lost this tendon on your arm to evolution

Our bodies truly are amazing tools. So amazing, in fact, that I don’t think the vast majority of us ever appreciate the marvel of natural evolution that…

Mom wants daughter with rare birthmark to know she’s beautiful

All of us are born uniquely special and irrefutably beautiful in our own way. One of the most breathtakingly fabulous things about being human is that no…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *