Gjykata ia vazhdon paraburgimin Shkodran Pulajt, ish-kandidat për asamblist të AAK’së i cili u kap me drogë në Prizren

Ish-kandidatit të AAK’së për asamblist në Prizren, Shkodran Pulaj i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për një muaj. Bashkë më të edhe tre peronave të tjerë të cilët u arrestuan si të dyshuar për “diller” të drogës në shtator të 2023’tes, shkruan Insajderi.

Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

Lekaj bëri të ditur se Gjykata ka vendosur që të dyshuarve t’iu vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj tjetër, deri më 4 shkurt 2024.

Të pandehurve SH.P., M.P., dhe F.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, nga neni 267, paar 1 lidhur me par. 31, me datë 03.01.2024, departamenti i Krimeve të Rënda, Gjyqtarja e procedurës paraprake Ajser Skenderi, ka marrë AKTVENDIM, dhe i’u është vazhduar masa e paraburgimit deri më datë 04.02.2024″, thuhet në përgjigje..

Tutje, Gjykata ka vlerësuar se vazhdimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale për të cilën dyshohen, rrezikshmërinë shoqërore që paraqet vepra penale të narkotikëve, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale të ngjashme nga ana e të pandehurve.

Shkodran Pulaj dhe tre të tjerët me inicialet: M.P., Xh.K., dhe F.Sh dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Po ashtu, Pulaj dyshohet edhe për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

“Nga data e pavërtetuar e ne vazhdimësi, të pandehurit M.P., Xh.K., F.Sh., në bashkëveprim me të pandehurit Y.K., dhe L.K., pa autorizim blejnë ose posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrojnë për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri Y.K., dhe i pandehuri Sh,.P., blenë substanca narkotike të llojit Kokainë dhe Kanabis në sasi të mëdha nga persona të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë, dhe pastaj e sjell në villen e tij e cila gjendet në lagjen Tusuz, të cilën më pas në bashkëveprim me të pandehuri M.P., Xh.K., L.K., dhe F.Sh., e ndajnë në sasi-qese të vogla me qëllim të shitjes apo shpërndarjes tek përdoruesit e këtyre substancave narkotike në Regjionin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Related Posts

This Drink Will Destroy Your Bones From The Inside But Everyone Drinks It Anyway

Soda: The Hidden Dangers Everyone IgnoresSoda is more than a sugary indulgence—it’s a serious health risk. Americans consume an average of 12 ounces daily, leading to alarming…

Sofia Vergara Grants Joe Manganiello Custody

Following the recent announcement of their divorce, Sofia Vergara and Joe Manganiello are now facing a custody dispute over their cherished dog. The couple, who had been…

Why you shouldn’t leave a charger in an outlet when not in use

If you’re anything like me, you’ll have a whole host of bad habits you want to get rid of one day. They might not even be all…

Store worker was discovered trapped behind shelves almost 10 years after going missing

Larry Ely Murillo-Moncada was reported missing on November 28, 2009, by his parents A store worker’s body was found trapped behind a stack of shelves ten years…

Dad sparks online debate after cradling daughter’s head for 45 minutes so she could sleep during a flight

It’s not uncommon these days to find people arguing over one thing or another on the internet. One could say that it was inevitable, since effectively pooling…

University of Wyoming Community Stunned After 3 Students Are Tragically Killed

In a devastating incident near the Wyoming-Colorado border, three young lives from the University of Wyoming’s swimming and diving team were tragically cut short in a car…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *