Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se hezitimi i Perëndimit për ndihmën ndaj Ukrainës po inkurajon Rusinë.
Gjatë vizitës në Lituani, Zelensky i tha homologut të tij Gitanas Nauseda se Ukraina duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore dhe të plotësojë furnizimet e saj me municion ndërsa Rusia intensifikon sulmet e saj me raketa, shkruajnë mediat e huaja.
“Ne kemi dëshmuar se Rusia mund të ndalet, se parandalimi është i mundur. Ndonjëherë, pasiguria e partnerëve në lidhje me ndihmën financiare dhe ushtarake për Ukrainën vetëm rrit guximin dhe forcën e Rusisë ”, tha Zelensky.
Tutej, presidenti ukrainas përmendi pesë shtete që mund të jenë objektivat e ardhëm të Rusisë.
“Ai [Presidenti rus Vladimir Putin] nuk do ta përfundojë këtë [luftë] derisa ne të gjithë ta përfundojmë atë së bashku”, ka thënë më tej Zelensky, duke shtuar, “Lituania, Letonia, Estonia, Moldavia mund të jenë të radhës”.