Vrau kunatin pasi kishte abuzuar me vajzën, gazetari: Media dhe opinioni publik në Greqi janë solidarizuar me babanë

“Më helmoi fëmijën”, kështu deklaroi 50-vjeçari Fatmir Terallari i cili vrau kunatin e tij 33-vjeçar, pasi e bija i rrëfeu se ishte përdhunuar për 9 vite rresht nga vëllai i njerkës së saj.

Një ngjarje e rëndë, e cila është komentuar shumë në vendin fqinj. Lidhur me këtë ngjarje ka komentuar gazetari Edmond Guri në një lidhje” me emisionin Vizioni i Pasdites.

Gazetari theksoi se kjo ngjarje ka bërë që opinioni publik si në shumë pak raste të rreshtohet në krah të autorit të krimit.

Ai theksoi se qytetarët e shohin monstruoz veprimin e 33-vjeçarit, ndërsa në shumë komente kërkojnë që 50-vjeçari Terallari të trajtohet ndryshe.

Pjesë nga biseda:

Një tjetër ngjarje ka ndodhur me protagonistë shqiptarë, ku babai vrau kunatin e tij pasi i kishte thënë për përdhunimin e vajzës?

Edmond Guri: Ngjarja është në zhvillim e sipër, është në zbardhje e sipër. Por në çdo rast ka indinjuar opinionin. Është në rastet e pakta kur në media ka një solidaritet me babain. Përveç faktit se është absurde të paktën në vendin tonë, të kemi një monstër të tillë i cili ka abuzuar me një të mitur, dhe jo vetëm kaq ka ushtruar dhe dhunë psikologjike, duke shantazhuar edhe me video. Ishte dëshmia e të bijës që i tregoi të bijës se çfarë ka ndodhur. I ati i shokuar ka marrë makinën ka shkuar në një vend të veçantë, e ka qëlluar dy herë me çifte dhe e ka ekzekutuar, më pas ka telefonuar policinë dhe bashkëshorten duke i thënë se ka vrarë vëllain tënd.

Thuhet se ai bashkë me vajzën kanë shkuar në polici, kanë bërë një denoncim, dhe pasi ka parë mesazhet ka kërkuar takim me kunatin?

Edmond Guri: Njoftim zyrtar i policisë është që 50-vjeçari ka informuar policinë pasi ka kryer vrasjen e kunatit të tij. Ai ka thënë se më helmoi vajzën më shkatërroi vajzën dhe ka vrarë.

Vajza kishte dhe dy motra, por që nuk kishin dijeni?

Edmond Guri: Janë informacione që dalin nga mediat, por unë di që ato janë pjesë e hetimit. Siç i thashë është në rastet e pakta që kanë indinjuar opinionin publik, ku është kërkuar që trajnimi gjyqësor ndaj 50-vjeçarit të jetë ndryshe nga rastet e tjera.

Sa mendon se do të ndikojë kjo në opinionin për shqiptarët?

Edmond Guri: Për hir të së vërtetës edhe pse për trupin gjykues ka shumë pikëpyetje, sërish ata janë njerëz dhe kanë mendësi dhe gjakftohtësinë për të trajtuar specifikisht çdo ngjarje të posaçme. Siç ishte rasti analog ku djali ekzekutoi babain pasi abuzonte me motrën e tij, është trajtuar ndryshe. Unë mendoj që do të kemi një trajtim ndryshe.

Related Posts

Parent’s devastating decision – forced to pull the plug on 13-year-old daughter after sleepover horror

Australia’s Ally Langdon couldn’t hide the sadness bubbling inside when she spoke with a mom and dad, who were forced into the painful decision of taking the…

Dad sparks online debate after cradling daughter’s head for 45 minutes so she could sleep during a flight

It’s not uncommon these days to find people arguing over one thing or another on the internet. One could say that it was inevitable, since effectively pooling…

Mystery of woman with Alzheimer’s who disappeared without a trace solved after discovery of Google Maps image

She was missing for two years before her body was finally recovered not far from her home A woman who had seemingly vanished into thin air was…

This Drink Will Destroy Your Bones From The Inside But Everyone Drinks It Anyway

Soda: The Hidden Dangers Everyone IgnoresSoda is more than a sugary indulgence—it’s a serious health risk. Americans consume an average of 12 ounces daily, leading to alarming…

I Excluded My DIL’s Kids From My Family’s Gathering

Family gatherings and festivities are supposed to bring loved ones together, but Greta’s 40th wedding anniversary had the opposite effect. Greta urged her daughter-in-law to bring only…

Dairy Queen store got in serious trouble after posting controversial sign

In 2017, a Dairy Queen in Kewaskum, Wisconsin grabbed attention online with a message posted in its front window, causing quite a stir across the internet. Some…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *