Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Kosovës për të kapur personat që po përdhosin emrat e dy heronjve nga Peja, shkruan Insajderi.
Berisha ka thënë se është hera e tretë që po ndodhë ky veprim nëpër lokacione të ndryshme.
“Ështe hera e tretë që perdhosen emrat e herojve në Pejë në vende të ndryshme! Policia e Kosoves të hetoj dhe të sjell para drejtësisë keqberesit“, ka shkruar Berisha në Facebook derisa ka shpërndarë shkrimin e një qytetares e cila po ashtu ankohet për këto veprime.
“Hienat vetëm natën përdhosin vlerat se ditën ju shihen fytyrat,kush do qe e ka bërë marre ju kofte , ju jete ne ndergjegje dhe familje ….Turpi ju mbuloft”, shkruan ajo.