Mbrëmjen e së shtunës ka filluar edicioni i shumëpritur i Big Brother VIP Albania 3. Ky edicion do të zgjasë katër muaj nën moderimin e Ledion Liços. Ndërkaq, çmimi i madh është në vlerë prej 100 mijë eurosh.
Pëlqimet e para duket se veç kanë nisur në shtëpinë e famshme.
I pari që ka nisur të flirtojë është gazetari kosovar Meriton Mjekiqi.
“Grepat“ ky i fundit i ka hedhur për Heidin me të cilën ka shkëmbyer disa batuta, duke përdorur në një farë mënyre edhe Jul Dedën.
“Shi ça të gjujtme i bën, duke i fol për mua, e shifni apo jo, gjuan këtë nëpërmjet meje,“ ka thënë Juli.
“Po jo more, unë po i them po të ishte 28 vjeç”, thotë Meritoni.
“Po unë i thashë shih andej nga Lisi se mosha atij i pëlqejnë kësaj”, ia ktheu Juli.