Zv.kryeministri i parë Artan Grubi nëpërmjet një video ka treguar atmosferën në Kuvend para se të votohej kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Në këtë video, Gruda shfaqë Ali Ahmeti dhe deputetë shqiptarë, shkruan Gazeta Insajderi.
Gruda duke treguar momente gazmore dhe atmosferën brenda zyres, sjell edhe një deklaratë të Ali Ahmetit duke e ‘qortuar’.
Ahmeti i thotë se para teje janë ministrat të tjerë. “Njëherë Buraj Osmani e pastaj ti, e kemi ministër të jashtëm”, tha Ahmeti.
E Gruda ia kthen duke qeshur se “nuk dal para kryetarit se para ktyre po”.