Vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq, Klara, që bëri sot homazhe në Prekaz, është ndalur nga Policia e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdar.
Kryetari i Partisë Republikane Serbe ka shkruar në platformen “X” se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi.
“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiqit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.