Kosova ndan të njëjtin vend me Burkina Fason në luftimin e korrupsionit, VV’ja insiston se po luftohet korrupsioni

Transparency International ka publikuar raportin për indeksin e perceptimit të korrupsionit. Sipas këtij raporti, Kosova dhe Serbia janë dy vendet e vetme në rajon që s’kanë shënuar progres gjatë vitit 2023Për këtë, Lëvizja Vetëvendosjee cila është në vitin e parafundit të mandatit, ka tentuar ta arsyetojë një rezultat të tillë.

Në një reagim zyrtar në profilin e tyre, sipas Vetëvendosjes korrupsioni ka arritur të luftohet nga Qeveria Kurti, ani pse ndryshe thotë indeksi i asociacionit më kredibil në botë për këto matje, shkruan Gazeta Insajderi.

“14 shkurti 2021 është momenti i pikëprerjes së qartë me të kaluarën e mendësisë dhe veprimit korruptiv në qeverisje. Qeverisja e re ka dëshmuar se Republika e Kosovës mund të udhëhiqet pa korrupsion dhe ky fenomen mund të luftohet”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata kanë përmendur edhe nisjen e procesit të vettingut dhe atë të Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme si formë e luftimit të korrupsionit. Megjithatë, në planprogramin e tyre qeverisës përbrenda katër vitesh është paraparë finalizimi i të dyjave.

“Dy procese tejet të rëndësishme janë inciuar nga Qeveria Kurti në drejtim të luftimit të pakompromist të krimit dhe korrupsionit, Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Vettingu. Me këto procese sistemi i drejtësisë do të rilegjitimohej e kështu krimi dhe korrupsioni do të luftohej edhe më shumë, ashtu siç me të drejtë kërkojmë dhe ashtu siç me të drejtë presim”, vijon reagimi i partisë në pushtet.

“Në këto 3 vite të qeverisjes Kosova ka avansuar për 21 vende në luftën ndaj këtyre fenomeneve të këqija, por imagjinoni ku do të jemi si shtet pas aktivizimit të Byrosë dhe procesit të Vettingut. Shumë më mirë.”.

Nga ajo çfarë thuhet në tabelën e prezantuar nga Transparency International, Kosova që nga 2019’a s’ka lëvizur rezultatin vlerësues në luftën drejt korrupsionit.

Në një konferencë për media të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) e cila është degë e Transparency International në Kosovë, u bë e ditur se Kosova është vlerësuar me pikët e njëjta me vitin 2022 ndërsa vendin e 83-të këtë vit e ndan me vendet si Burkina Faso, Afrika e Jugut dhe Vietnami.

Related Posts

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

People are just realizing the morbid meaning behind iconic barber’s pole

It’s not just there as a colorful decoration to adorn the front of barbershop windows If you’ve ever wondered what the striped pole outside a barbershop symbolizes,…

Jeff Bezos set to marry fiancée Lauren Sánchez in $600,000,000 wedding and the plans are mind-blowing

Amazon founder Jeff Bezos got engaged to journalist Lauren Sánchez in May 2023 Sources have revealed alleged details surrounding Amazon founder Jeff Bezos’ wedding to Lauren Sánchez….

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Blake Lively sues co-star for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Blake Lively and Justin Baldoni co-starred in the movie adaptation of Colleen Hoover’s ‘It Ends With Us’ Blake Lively has filed a lawsuit against It Ends with Us co-star…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *