Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov thuhet se po e bën ushtrinë e tij pas vdekjes së kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Kadyrov, i cili është quajtur shpesh si “qeni sulmues” i presidentit rus Vladimir Putin – besohet se po e forcon ushtrinë e tij private në kurriz të Rusisë.
Sipas një teorie, njerëzit e Kadyrovit po qëndrojnë në gjendje gatishmërie për të shtypur çdo rebelim kundër Putinit, pas shpërthimit të protestave në Republikën e Bashkortostanit në fillim të këtij muaji.
Ndërkaq, sipas një teorie tjetër që po qarkullon po thuhet se në rast të vdekjes së presidentit rus, Kadyrov mund të shkëputet nga Rusia dhe të krijojë një shtet të pavarur, sipas të përditshmes britanike Metro.
Në të kaluarën, Kadyrov pati thënë se kishte dhjetëra mijëra ushtarë nën komandën e tij.
Midis luftëtarëve të tij janë edhe ish-mercenarët e Wagner-it, dikur besnikë ndaj Yevgeny Prigozhin.