Një ditë pas dënimit me 10 vjet, ish-Kryeministri i Pakistanit dënohet edhe me 14 vite të tjera burg

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dhe bashkëshortja e tij, Bushra Khan, janë dënuar secili me nga 14 vjet burgim lidhur me shitjen e paligjshme të dhuratave shtetërore, tha partia e tij më 31 janar.

Në këtë vendim po ashtu përfshihet përjashtimi për dhjetë vjet i mbajtjes së ndonjë posti publik, tha partia e Khanit, Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI). Bushra Khan, që njihet më shumë si Bushra Bibi, u arrestua pak pas vendimit, tha PTI.

Dënimi i shqiptuar nga një gjykatë në Islamabad për këtë rast të korrupsionit vjen një ditë pasi Khan u dënua me dhjetë vjet burgim për një rast tjetër, pasi u gjet fajtor se kishte zbuluar sekrete shtetërore.

Dy dënimet ndaj ish-kryeministrit vijnë një javë para se në Pakistan të mbahen zgjedhjet kombëtare.

Edhe një ditë e trishtuar në historinë e sistemit tonë gjyqësor, i cili po shkatërrohet”, tha për mediat ekipi i Khanit, duke mohuar akuzat.

“Gjatë gjykimit nuk u lejua që të merreshin në pyetje dëshmitarët, nuk pati argumente përmbyllëse dhe vendimi doli si i paracaktuar. Ky është vendim qesharak që do të sfidohet”, tha ekipi.

Në gusht të vitit 2023, një gjykatë tjetër dënoi me tre vjet burgim Khanin pasi e gjeti fajtor se kishte shitur dhurata në vlerë prej 501.000 dollarësh, që ishin në pronësi të shtetit dhe të njëjtat ai i kishte pranuar gjatë mandatit të tij si kryeministër nga viti 2018 deri më 2022.

Vendimi i së mërkurës nuk lidhet me rastin paraprak, por ka të bëjë me rastin e iniciuar pas hetimeve të kryera nga trupi kryesor në Pakistan kundër korrupsionit, Byroja Kombëtare e Llogaridhënies, institucion që po ashtu ka ngritur aktakuzë ndaj bashkëshortes së Khanit në këtë rast penal.

Dënimi paraprak prej tre vjetësh burgim më herët ishte pezulluar, por Khan vazhdon të qëndrojë prapa grilave për shkak të disa rasteve të tjera. Ai ka deklaruar se ligjshëm i ka pranuar dhuratat shtetërore.

Zyrtarët qeveritarë kanë pretenduar se ndihmësit e Khanit i kanë shitur këto dhurata në Dubai.

Një dënim paraprak i shqiptuar ndaj Khanit, 71 vjeç, rezultoi me një ndalesë pesëvjeçare për mbajtjen e posteve publike, duke i pamundësuar ish-kryeministrit që të marrë pjesë në zgjedhjet e shkurtit. Megjithatë, pas vendimit të shqiptuar të mërkurën, Khan nuk do të mund të mbajë një post publik deri në moshën 81-vjeçare.

Përderisa Khan është gjetur fajtor në dy raste të ndara, ky është dënimi i parë i shqiptuar ndaj bashkëshortes së tij Bushra. Çifti është martuar më 2018, disa muaj para se Khan të zgjidhej kryeministër për herë të parë. Kjo është martesa e tretë e Khanit.

Related Posts

People are just realizing the morbid meaning behind iconic barber’s pole

It’s not just there as a colorful decoration to adorn the front of barbershop windows If you’ve ever wondered what the striped pole outside a barbershop symbolizes,…

Jeff Bezos set to marry fiancée Lauren Sánchez in $600,000,000 wedding and the plans are mind-blowing

Amazon founder Jeff Bezos got engaged to journalist Lauren Sánchez in May 2023 Sources have revealed alleged details surrounding Amazon founder Jeff Bezos’ wedding to Lauren Sánchez….

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Blake Lively sues co-star for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Blake Lively and Justin Baldoni co-starred in the movie adaptation of Colleen Hoover’s ‘It Ends With Us’ Blake Lively has filed a lawsuit against It Ends with Us co-star…

Box filled with ‘bones of Jesus’ brother’ found and could be the ‘most significant item from time of Christ’

The item has led to heated debate among historians New evidence has come to light surrounding a bone box believed by some to belong to one of…

Man who released unseen footage of 9/11 23 years later explains what witnessing the attack was like

Kei Sugimoto recently revisited the footage he took, 23 years on from the atrocity Warning: This article contains content some readers may find distressing A man who…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *