Veprimtari të kundërligjshme në derë të Policisë e Prokurorisë- Për çka shërbente zyra serbe që shtirej si OJQ në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bastisur gjatë ditës së sotme një lokal që është ngjitur me hyrjen e stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, derisa aksioni po vazhdon ende. Prokuroria ka njoftuar se në këtë objekt dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.

I pari i dikasterit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky objekt është tejet i dyshimtë dhe se paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

Ministri tha se pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e OJQ-së “Centar za Mir i Toleranciju Pristina”.

Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata në fjalë “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve. Pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je”, tha Sveçla.

Por, kush është Organizata Joqeveritare “Centar za Mir i Toleranciju Pristina”?

Bazuar në të dhënat e Sistemit Elektronik të Organizatave Joqeveritare kuptohet se organizata e cila u bastis sot nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, “Centar za Mir i Toleranciju Pristina“, është themeluar nga tre persona: Sasa Ilic Srdan PopovicZorica Obradovic, raporton Insajderi.

Kryetar i kësaj organixate është Sasa Ilic. Ndërkaq, adresa e saj thuhet se është në Graqanicë. Sipas SEOJQ, organizata është themeluar me tetor 2002.

Organizata e cila dyshohet se ka ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt, ka prezantuar një qëllim krejtësisht të ndryshëm në Sistemit Elektronik të Organizatave Joqeveritare.

Aty thuhet se, organizata në fjalë ka për qëllim përmirësimin e jetës shoqërore në Prishtinë dhe në pjesët tjera të Kosovës, si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në aspektin social dhe përmirësimin e ekonomisë përmes ndërmarrjeve të vogla.

Një nga aktivitetet kryesore të prezantuara nga kjo organizatë është ‘gjetja e mënyrës për vendosjen e dialogut për përhapjen e tolerancës dhe paqes ndërmjet të gjitha grupeve etnike në Kosovë‘.

Qëllimi i këtij organizimi është përmirësimi i gjithë jetës shoqërore në Prishtinë dhe në pjesët tjera të Kosovës, kjo nënkupton përmirësimin e kushteve të jetesës në aspektin social, përmirësimin e ekonomisë përmes ndërmarrjeve të vogla. Aktivitetet tona do të punojnë në edukimin, organizimin e jetës kulturore dhe mbështetjen e aktiviteteve sportive të të rinjve, një nga aktivitetet kryesore është gjetja e mënyrës për vendosjen e dialogut për përhapjen e tolerancës dhe paqes ndërmjet të gjitha grupeve etnike në Kosovë dhe në atë mënyrë për të kontribuar. për demokratizimin e shoqërisë kosovare.”, thuhet në SEOJQ.

Related Posts

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Blake Lively sues co-star for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Blake Lively and Justin Baldoni co-starred in the movie adaptation of Colleen Hoover’s ‘It Ends With Us’ Blake Lively has filed a lawsuit against It Ends with Us co-star…

Box filled with ‘bones of Jesus’ brother’ found and could be the ‘most significant item from time of Christ’

The item has led to heated debate among historians New evidence has come to light surrounding a bone box believed by some to belong to one of…

Man who released unseen footage of 9/11 23 years later explains what witnessing the attack was like

Kei Sugimoto recently revisited the footage he took, 23 years on from the atrocity Warning: This article contains content some readers may find distressing A man who…

Gen Z’ers response to murder of UnitedHealthcare’s CEO goes viral with people calling it ‘so spot on’

A TikToker is being praised for their ‘spot on’ explanation as to why Gen Z are feeling ‘especially numb’ to Brian Thompson’s death A TikToker has opened…

Baby With Red Birthmark Called ‘Hideous’ And ‘Defective’, But Wait till You See This Beautiful Child Now

Most people have physical features that they feel shame about, in particular while growing up. Eventually, most find self-confidence and learn to embrace their flaws. Some are…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *