Biden fiton zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut

Presidenti Joe Biden fitoi lehtësisht zgjedhjet paraprake demokrate në Karolinën e Jugut të shtunën në mbrëmje. Kjo konsiderohet gara e parë zyrtare brenda partisë për emërimin e kandidatit për president, e që demokratët shpresojnë t’u dërgojë një mesazh votuesve afrikano-amerikanë.

Biden mposhti demokratët e tjerë në Karolinën e Jugut, mes tyre ligjvënësin e Minesotës, Dean Phillips si dhe shkrimtaren Marianne Williamson. Me 74% të votave të numëruara, Biden kishte 108,123 vota, ose 96.4% të tyre. Ai fitoi të 55 delegatët demokratë të këtij shteti.

Zyrtarët e fushatës së tij investuan shumë në rritjen e pjesëmarrjes në një shtet që shihet si një provë e përpjekjeve për të mobilizuar votuesit afrikano-amerikanë, një bllok kyç për një fitore të re të mundshme të Biden ndaj ish-Presidentit Donald Trump, në nëntor.

Në vitin 2020, ishin votuesit e Karolinës së Jugut ata që dëshmuan se ekspertët e kishin gabim, i dhanë frymë të re fushatës sonë dhe na vendosën në rrugën drejt fitores së presidencës”, tha Biden në një deklaratë. “Tani në vitin 2024, banorët e Karolinës së Jugut folën përsëri dhe nuk kam asnjë dyshim se ju na keni vendosur në rrugën për të fituar përsëri presidencën – dhe për ta bërë Donald Trump-in një humbës – përsëri”.

Presidenti Biden qëndronte pas një përpjekjeje të Komitetit Kombëtar Demokrat që zgjedhjet paraprake të kësaj force politike të nisnin nga Karolina e Jugut, për shkak të popullatës së larmishme të shtetit në krahasim me Ajovan dhe Nju Hampshërin, të cilat kanë kryesisht një popullatë të bardhë.

Presidenti Biden ushtroi trysni për një kalendar të rinovuar të zgjedhjeve paraprake, sipas të cilit gara e dytë zyrtare do të mbahet në Nevada të martën, më pas do të vazhdohehet më Miçiganin, një shtet i madh dhe i larmishëm, në 27 shkurt, përpara asaj që njihet si Super e Marta, më 5 mars, ku mbahen votime në disa shtete.

Demokratët lokalë të Nju Hampshërit, i refuzuan planet e Komitetit Kombëtar Demokrat duke i mbajtur zgjedhjet muajin e kaluar. Biden nuk bëri fushatë dhe emri i tij nuk ishte në fletëvotim, por megjithatë fitoi me një diferencë të konsiderueshme, pasi mbështetësit e tij bënë një fushatë, duke shkruar vetë emrin e Biden.

Related Posts

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

People are just realizing the morbid meaning behind iconic barber’s pole

It’s not just there as a colorful decoration to adorn the front of barbershop windows If you’ve ever wondered what the striped pole outside a barbershop symbolizes,…

Jeff Bezos set to marry fiancée Lauren Sánchez in $600,000,000 wedding and the plans are mind-blowing

Amazon founder Jeff Bezos got engaged to journalist Lauren Sánchez in May 2023 Sources have revealed alleged details surrounding Amazon founder Jeff Bezos’ wedding to Lauren Sánchez….

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *