Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave për një grua që po dyshohet se është përfshirë në një rast për “Shpërdorim të pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i kartelave bankare”, që është raportuar në polici në nëntor të vitit 2023.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në apelin e policisë, drejtuar qytetarëve.
Fotot: