Më 21 nëntor 2021, kadeti i Policisë, Flordian Shabaj në orët e para të mëngjesit ishte nisur nga shtëpia e tij në Pejë për të shkuar në Akademinë e Policisë, në Vushtrri, në të cilën po shkollohej.
Rrugës për atje, në fshatin Jashanicë të Klinës, vetura me të cilën po lëvizte ai goditet nga një automjet tjetër, si pasojë i riu ndërron jetë.
Në lidhje me këtë ishte ngritur padi ndaj Nezir dhe Arton Durakut, babë e bir.
Artoni (i biri) akuzohej për veprën penale rrezikim i trafikut dhe veprën penale mosdhënie e ndihmës personit të lënduar në fatkeqsinë e trafikut publik; ndërkaq Neziri akuzohej vetëm për mosdhënie të ndihmës.
Në një rrëfim ekskluziv për Insajderin, Enver Shabaj, babai i Flordianit kishte treguar se të dy së bashku ishin dënuar me 15 vite burgim.
Por me vendim të Gjykatës Supreme në Kosovë ky rast është kthyer në rigjykim. Sot është mbajtur edhe seanca e parë.
Dy të akuzuarit kanë deklaruar se nuk e pranojnë fajsinë për asnjë vepër penale për të cilën po akuzohen.