Sara dhe Bardhi duket se kanë krijuar më shumë afrimitet me njëri-tjetrin. Mbrëmë ata kanë shijuar disa çastë romantike teksa ndodheshin në dhomën e gjumit.
Ata janë parë shumë të afërt dhe duke provokuar njëri-tjetrin se kush nga ata do të ishte më i guximshmi për të dhënë puthjen i pari.
Nga njëra anë Bardhi që i thotë Sarës që ka frikë se ai mund ta puthë dhe Sara që e quan këngëtarin të pa guximshëm.
Gjithashtu mbrëmë ata folën edhe për marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”.
Sara shprehet se në fillm ajo nuk e ka pëlqyer aspak Bardhin, por tani që e njohu më shumë, ka një pëlqim për të. Ndërsa Bardhi i cili duket po bie në dashuri me Sarën, shprehet se po shijon çdo moment me të.
Bardhi: Të përdornin për të më dobësuar mua. A të pëlqen Bardhi ty? Joo thoshe ti.
Sara: Po nuk më pëlqeje, çfarë të bëj unë. Nuk më pëlqeje sepse nuk të kisha njohur, pse të të gënjej kot, dy muhabete kishim bërë.
Sara: Po unë kam ndenjur edhe me Meritonin, po nuk më ka pëlqyer.
Sara: Pasi të kam njohur, pak.
Bardhi: Po shijoj çdo gjë me ty, çdo moment.