Një ‘vizatim’ amator i publikuar nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i ka aktivizuar qytetarët në tallje masive ndaj tij.
Përparim Rama ka postuar në rrjetin e tij social një njoftim për një projekt, ku siç e ka cilësuar ai është një projekt madhor që e lidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand.
Rama postimit ia ka bashkangjitur edhe fotografitë se si do të duket kjo pjesë e kryeqytetit, me anë të 3D.
Por, pjesa e komenteve te postimi i Ramës është vërshuar nga qytetarët me tallje, akuza për arkitekta amator, e publikim të gjendjes aktuale të kryeqytetit.
Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija ka bërë një reagim lidhur me postimin e Ramës, duke e krahasuar gjendjen në realitet dhe atë në 3D.
Tutje, një komentues arkitektët e Përparim Ramës i ka quajtur amator, pasi që sipas tij pjesa e shfaqur me 3D, nuk është e lejuar.
“Prishtina, nuk transformohet me amator”, ka shkruar ndër të tjera komentuesi.
Një komentues tjetër e ka quajtur gjendje “lomsh” në Prishtinë, duke e pyetur Ramën: Me fotografia të Dubait po na kallxon?
Madje, komentuesit ia kanë rikujtuar Ramës gjendjen aktuale në kryeqytet edhe përmes fotove: Me rendera e dizajn je i mire, ama realiteti është tjetër“, ka shkruar një qytetar.
“Projekte deri në fyt, punë zero”, Filmagji të kanë mbulu mbeturinat”, Përgëzime për kto vizatime të cilat nuk realizohen kurrë”, ishin disa nga komentet e tjera të qytetarëve në postimin e Ramës.
Ka pasur prej atyre që edhe kanë bërë shaka, me vizatimin e postuar nga Rama.