Finalistja e tretë e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka folur së fundmi për aventurën e saj brenda shtëpisë së famshme.
Shqipja u shpreh se është shumë e lumtur nga dashuria që po merr nga njerëzit. Ajo tha se ka fituar më shumë se Lumbardhi, duke shtuar se ka fituar dashurinë e publikut.
“Jam shumë e lumtur se kam marr kaq shumë dashuri, besim, shumë shumë faleminderit. Unë besoj se kam fituar më shumë se Lumbardhi, një dashuri të paparë nga njerëzit, mu çmimi nuk më shërben, sa më shërben dashuria prej personave që më kanë mbështetur, forca që më kanë dhënë, e kam ndjerë
Njerëzit më thanë që ti e ke fituar”, tha ajo.
Shqipe shprehu bindjen e plotë se ajo ishte e denjë për vendin e parë në këtë edicion.
“Fitoren e kam merituar vetëm unë, dhe në mendjen time kam fituar unë”, deklaroi Hysenaj për emisionin “Ora e Pasditës”.