Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur sulmin në Banjskë “mbrojtje të pragjeve”.
Sipas tij serbët që kanë lindur e jetuar në Kosovë kanë mbrojtur familjet e tyre.
Ai ka shtuar se Serbia do të zhvillojë hetime ndaj rastit.
“Serbia do bëj çdo gjë që mundet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. Muaj më vonë, autoritetet në Prishtinë filluan gjuetinë ndaj serbëve që kishin ngritur barrikada dhe kjo është ndër arsye përse këta njerëz që kanë lindur dhe jetuar aty tërë jetën kanë dashur të mbrojnë pragjet e tyre, familjet e tyre. A e kanë bërë në mënyrë të drejtë? Nuk e besoj por duhet t’i dini arsyet e vërteta. Ne kemi nisur hetimet dhe do të shohim edhe aktakuzat, por duhet të kuptohet që sipas Kartës së OKB-së, i vetmi integritet territorial që është shkelur është ai i Serbisë. S’ka asnjë që mund të vuajë nga shkelja e integritetit territorial”, ka thënë Vuçiq.